Secondary Adv

Antiinformaliteti ne 2017, kontroll i rrepte ne zinxhirin e TVSH-se

Tatimpaguesit e TVSH-se dhe kontrolli i gjithë zinxhirit të tatimit do të jetë në fokus të aksionit antiinformalitet gjatë këtij viti, sipas një plani veprimi që ka miratuar Ministria e Financave.

 

Në funksion të uljes së evazionit si burimi kryesor për rritjen e rendimentit fiskal, këtë vit do të jetë tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe bizneset që e paguajnë atë.
Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se, përmirësimi i administrimit të TVSH-se dhe zvogëlimi i numrit të bizneseve qe nuk deklarojnë TVSH, me qëllim për të reduktuar numrin e tyre nën 5% të numrit të përgjithshëm të tatimpaguesve të detyruar të deklarojnë TVSH-ne.


Gjithashtu në fokus të aksionit antiinfomalitet këtë vit do të jetë monitorimi i inventarëve. Tatimet do të fokusohen nëse gjendjet në magazinat e bizneset janë në përputhje me deklaratat tatimore, pasi  pretendohet se ka nënraportim në këtë drejtim.Veç të tjerash në shërbim të antiinformalitetit do të jetë sistemi i vazhdueshëm duke ndarë bizneset në dy regjistra të veçante pasiv dhe aktiv në mënyrë që të monitorohen bizneset që kërkojnë mbyllje të përkohshme apo të përhershme të aktivitetit.


Në fokus do të jetë edhe arkëtimi i borxhit tatimor. Synohet një ulje e stokut te tij nga 15-20 % ne vit. Aksioni antiinformalitet, ja prioritetet e këtij viti:
-konsolidimin e numrit  te tatimpaguesve te regjistruar për te paguar TVSH, si dhe administrimin e TVSH-se;
-Kontroll i vazhdueshëm i regjistrimeve për te shmangur abuzimet
–Zbatimi i kontrollit zinxhir mbi transaksionet ndërmjet tatimpaguesve te mëdhenj dhe te vegjël, për rikategorizimin e subjekteve dhe mbledhjen e TVSH-se ne linkun ku është krijuar;
– Përmirësimi i administrimit te TVSH-se dhe zvogëlimi i numrit te bizneseve qe nuk deklarojnë  TVSH, me qellim për te reduktuar numrin e lyre nen 5% te numrit te përgjithshëm te tatimpaguesve te detyruar te deklarojnë TVSH-ne;
– Monitorimi i inventarëve;
– Kontrolli i vazhduar i përdorimit te pajisjeve fiskale;
– Synohet ulja e stokut te borxhit tatimor me 15 – 20%  në vit


Më të lexuarat