Secondary Adv

Ibrahimaj: Nga sot nis shpërndarja e bonusit veror, 5 mijë lekë për pensionistët

Qeveria ka vendosur të akordojë një bonus veror në vlerën 5000 lekë për pensionistët.


Pritet të përfitojnë mbi 777 mijë persona, përfshirë edhe ata me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi llogaritet në rreth 3.7 miliardë lekë.


“Vendosëm të akordojmë një bonus për pensionistët, do të jetë bonusi i verës me vlerë 5000 lekë. Janë mbi 777 mijë pensionistë që do të përfitojnë nga ky bonus, persona me statusin e invaliditetit. Efekti financiar i këtij bonusi është rreth 3.7 miliardë lekë.


Do të vazhdojmë të kemi vëmendje të shtuar për të ardhurat e pensionistëve. Ky bonus jepet për herë të parë në mes të vitit. Ai do të nisë të shpërndahet nga dita e sotme. Bonusi i shtohet bonusit që pensionistët janë duke marrë që nga janari”, tha ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.


Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe rritjen e masës së garancisë sovrane për bizneset. Sipas ministres, vendimi lidhet me programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, i cili u dedikohet bizneseve në të gjithë Republikën e Shqipërisë.


“Rritet masa e garancisë sovrane për mbështetjen e bizneseve. Ky vendim lidhet me programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” që u dedikohet gjithë bizneseve në Republikën e Shqipërisë. Norma e interesit që do të aplikohet nga bankat do të jetë mesatarisht 2%”, tha ministrja.


Burimi: Monitor


Më të lexuarat