Secondary Adv

8.9 mld lekë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, fokus rritja e pagave

Buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 i shtohen 8.9 miliardë lekë më shumë krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit.


Kjo shënon rritjen më të madhe për buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rritja e financimit synon të përmirësojë drejtpërdrejt kujdesin ndaj qytetarëve, cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen sociale për familjet.


Gjithashtu, njoftohet dhe dyfishimi i pagesës së aftësitë së kufiizuar për fëmijët, duke mbështetur 10 mijë e 240 të mitur, si dhe njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë e 657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuar.


Nga ky buxhet, sipas Ministrisë, do mundësojë rritjen e pagave të bluzeve të bardha, dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, me synim modernizimin e shërbimeve spitalore.


“Mirëmëngjes me lajmin e mirë se 8.9 miliard lekë më shumë i shtohen buxhetit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale për vitin 2026 krahasuar me parashikimin fillestar për të njëjtin vit, duke shënuar rritjen më të madhe për buxhetin e MSHMS- së.


Rritja e buxhetit për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale është investim i drejtpërdrejtë te qytetari, te kujdesi cilësor dhe te një e ardhme më e sigurt për çdo familje”, thuhet në postimin e publikuar.


Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat