Secondary Adv

Malaj: Buxheti i mbrojtjes arrin në 69.2 mld lekë, në përmbushje të angazhimeve ndaj NATO

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Shqipëria ka rritur ndjeshëm financimin për sektorin e mbrojtjes, duke e çuar buxhetin në 69.2 miliardë lekë për vitin 2026, në kuadër të angazhimeve të vendit si anëtar i NATO-s.


Sipas të dhënave të publikuara nga ministri, buxheti për mbrojtjen është rritur nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020, në 52.6 miliardë lekë në vitin 2025, ndërsa këtë vit ka arritur nivelin më të lartë prej 69.2 miliardë lekësh.


“Shqipëria vijon të përmbushë me përgjegjësi angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, duke rritur në mënyrë të qëndrueshme investimet për mbrojtjen dhe sigurinë,” u shpreh Malaj.


Ministri theksoi se rritja e investimeve ka mbështetur modernizimin e Forcave të Armatosura, përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në sigurinë kolektive të Aleancës.


Sipas Malajt, rritja e vazhdueshme e financimit për mbrojtjen pasqyron prioritetin që i është dhënë sigurisë kombëtare dhe përmbushjes së objektivave të përcaktuara në kuadër të NATO-s, duke krijuar kushtet për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat