Secondary Adv

Rruga Elbasan–Rrogozhinë 87 për qind e përfunduar, vijojnë punimet për Korridorin VIII

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të mira.


Realizimi fizik i projektit ka arritur në 87% dhe se gjithashtu në gjashtë fazat e para të zbatimit janë drejt përfundimit të gjitha veprat e artit.


Ndërkohë, në segmentin Papër–Ura e Grykshit, Faza II, kanë nisur punimet për shtrimin e shtresave asfaltike dhe vendosjen e elementeve të sigurisë rrugore.


Sipas ministrit, përfundimi i këtij aksi do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke rritur sigurinë rrugore.


“Përfundimi i këtij aksi do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët dhe bizneset. Do të shkurtojë kohën e udhëtimit, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të mundësojë lidhjen mes zonave përreth”, u shpreh Karakaçi.


Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se aksi Elbasan-Rrogozhinë është një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon.


MIRËMËNGJES,

dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në rrjetet sociale.


Burimi: Scan


Më të lexuarat