Secondary Adv

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, 23 mijë përfitues, fshihen 60 mln euro

Procesi i faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara ka përfshirë deri tani 22,651 tatimpagues, ndërsa vlera e detyrimeve të fshira ose të shuara arrin në 60 milionë euro.


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se procesi vijon për tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj. Fshirja kryhet automatikisht, pa qenë e nevojshme që subjektet përfituese të paraqesin kërkesë të veçantë pranë administratës tatimore.


Masa synon të pastrojë regjistrat tatimorë nga detyrimet që përmbushin kushtet ligjore për falje, duke lehtësuar njëkohësisht barrën financiare të bizneseve dhe individëve që rezultojnë debitorë ndaj administratës.


Shifra prej 60 milionë eurosh përfaqëson detyrime tatimore të fshira ose të shuara në kuadër të zbatimit të ligjit, ndërsa numri i përfituesve mund të rritet me vijimin e procesit automatik të verifikimit.


Burimi: Ekofin


Më të lexuarat