Secondary Adv

Investimet ne sistemin hekurudhor, Terminali i Kasharit gati ne nentor

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspektoi sot punimet tek Stacioni i Ri i Trenit në Kashar dhe projektin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës që do të ofrojë shërbim shumë cilësor për transportin e pasagjereve.


Më pas rreth orës 12:00, Haxhinasto ka shkuar në Kalatën Lindore në Portin e Durrësit ku si rezultat i bashkërendimit të punës mes hekurudhës dhe portit ka pasur rritje te volumit të mallrave në masën 30%.  Pas inspektimeve në Kashar, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës është nisur drejt Durrësit ku ka vizituar Kalatën Lindore të Portit.

 

Terminali i Kasharit


Sipas Haxhinastos ky terminal është parashikuar që të përfundojë brenda muajit nëntor. Do të jetë operativ në gjithë kompleksitetin e tij, me pistën, tendat, zyrat e shërbimit dhe të biletarisë si dhe me parkingun. Vlera është midis 15-20 milion lekë të reja. Sigurisht që do të shikojmë që ky proçes rinovimi i stacioneve dhe përmirësimit të tyre, të vazhdojë dhe me stacionet e tjera të vendit, potencialisht duke i kombinuar ato dhe me vendqëndrime dhe me stacione për transportin ndërqytetas me autobus, me qëllim që qytetarët të kenë shërbime sa më të mira jo vetëm me vetë mjetet por edhe në vendqëndrimet e tyre, biletarinë, me gjithë ambjentet e tjera ndihmëse që nevojiten në raste të tilla.
Më pas Ministri Haxhinasto zhvilloi një vizitë pune në terminalin hekurudhor në Portin e Durrësit. “Qëllimi i vizitës së sotme është për të parë se si po zhvillohen veprimtaritë e ngarkim shkarkimit në terminalin e hekurudhës në kalatën lindore. Terminali i cili ka filluar punën në mars të këtij viti dhe ka  sjellë  një ndryshim cilësor në volumet e përpunuara të mallrave dhe në vete volumet e hekurudhës, ku trendi i  mallrave që përpunon hekurudha, i cili vetëm për 9 mujorin e parë është rritur rreth 40 %, dhe deri në fund të vitit do të jetë në vlerën e 70 % ”, tha ai.


Hekurudha Shqipetare


Potenciali i përdorimit të hekurudhës është i pa shfrytëzuar, ne jemi duke marrë të gjitha masat së bashku me përfaqësuesit e hekurudhës Shqiptare të rrisim cilësinë e shërbimit, të krijojmë volume të reja për të cilat ka nevojë ekonomia dhe biznesi, por sigurisht të vendosim edhe një vizion më strategjik dhe për këtë jemi duke realizuar studimet e nevojshme. Keshtu është duke u realizuar studimi dhe projektimi i detajuar i lidhjes hekurudhore Tiranë-Durrës me kthesë në Rinas. Së shpejti do të kemi  edhe studime më të detajuara për lidhjen me Maqedoninë, si dhe do të vendosim ne planet tona në mënyrë prioritare edhe përmirësimin e lidhjes hekurudhore me Malin e Zi që është gjithashtu një linjë me potencial ekonomik, tha Ministri.
Shumë është duke u bërë përsa i takon edhe menaxhimit të brendshme, rigjallërimi i kapaciteteve teknike që ka hekurudha veçanërisht për mirëmbajtjen e inventarit dhe të flotës së vagonave dhe të lokomotivave. Ky është një zhvillim shumë i rëndësishëm, i cili është duke ecur në rrugën e duhur, besoj  që hekurudha me këto zhvillime do të jetë një alternativë  më e lirë transporti  dhe do të kontribuojë  edhe për zhvillimin ekonomik, për bizneset pasi ofron një transport me volume më të mëdha dhe me konsum më të ulët, shtoi ai.


Projekti per hekurudhën


Prioritare është lidhja me një shërbim cilësor dhe një shpejtësie shumë më të lartë së aktualja ne segmentin Tiranës - Rinasit dhe Durrësit për pasagjerë, pse jo dhe për mallra. Tjetër eshtë rivitalizimi i linjës Durrës - Mali i Zi duke e rritur cilësinë e saj, si dhe realizimi i lidhjes me Maqedoninë. Sigurisht që ka edhe projekte të tjera të rëndësishme për sa i takon lidhjes së zonave ekonomike të cilat përpunonjë volume të larta siç janë zonat  e hidrokarbureve dhe ato minerale. Këto janë projekte të cilat jemi duke i shqyrtuar dhe kemi gadishmërinë e plotë për t’i mbështetur, me qëllim që transporti hekurudhor të futet me potencialin e tij dhe të ndikoj me kosto më të ulta dhe shërbime më të mira. Ketu përfshihen asetet tona natyrore, hidrokarburet, mineralet, por dhe industritë e tjera të cilat kanë volume dhe kanë nevojë për kosto më të ulët transporti.


Më të lexuarat