Secondary Adv

Kina le pas SHBA-ne,behet ekonomia me e madhe ne bote

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike globale, duke cituar dobësitë e vazhdueshme dhe një ngadalësim në disa ekonomi të mëdha në zhvillim. Ndërkohë që në raport llogaritur sipas PBB, Kina kalon ekonomine e SHBA-së.Për këtë vit rritja globale pritet të jetë 3.1%, 0.1 pikë përqindje më pak se në parashikimin e mëparshëm të prillit.  Për vitin e ardhsëm, FMN parashikon që rritja të përshpejtohet në 3.8%, nga 4% që ishte parashikimi fillestar.


Chris Giles në Financial Times vuri re ndryshimin me kohë, ndërkohë që pati paralajmëruar në prill të këtij viti që kjo pritej të ndodhte. Në thelb, metoda e përdorur nga FMN-ja përshtat fuqinë blerëse në të dyja vendet.


Logjika është e thjeshtë,  çmimet nuk janë të njëjta në çdo vend: Një këmishë do të kushtojë më pak në Shanghai se San Francisko, kështu që nuk është krejtësisht e arsyeshme për të krahasuar vendet pa marrë këtë në konsideratë. Edhe pse një person në Kinë fiton shumë më pak se një person në SHBA, thjesht konvertimin i një page kineze në dollarë nënvlerëson sa fuqi blerëse individuale mund të këtë vendi. Indeksi i The Economist's Big Mac është një shembull i madh i këtyre dallimeve.

 

 


Kështu që në të dyja matjet e FMN-se përfshihet tregu, si aspektin e këmbimit po ashtu edhe të fuqisë blerëse. Në bazë të fuqisë blerëse, Kina e tejkalon SHBA-në duke u bërë ekonomia më e madhe në botë.
Sipas FMN-së deri në fund të vitit 2014, Kina do të përbëjnë 16,48% të PBB botërore (ose 17632 trilion $), dhe SHBA do të përbëjnë vetëm 16.28% (ose 17416 trilion $).

 


Llogaritur për fuqi blerëse, FMN-ja mendon se ekonomia e Kinës është momentalisht më e madhja në botë.


Me rritjen e ndikimit tregtar të Kinës, ajo pritet të krijojë vende punë, të rrisë standardin e jetesës dhe të bëhet e fuqishme politikisht.  Por SHBA-të mbeten ende importuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të produkteve të cilësisë së lartë, si të fushën e industrisë së automjeteve, mjeteve ajrore, produkteve mjekësore, kompjuterike, financë dhe farmaceutike. Pavarësisht kësaj, Kina e konkurron atë me koston e ulët të fuqisë punëtore. Në një kohë kur në fund të këtij vitit Kina pritet të jetë para SHBA-ve sa i takon tregtisë, nuk do të jetë e largët dita kur ajo do ta parakalojë edhe politikisht.


Më të lexuarat