Secondary Adv

BE zbulon paradoksin shqiptar, rritje ekonomike, por te diplomuarit jane pa pune

Në Shqipëri, rritja ekonomike ka qenë e qëndrueshme që nga viti 2014, ndërsa pritet të arrijë në rreth 4% në vitin 2018, por rritja e punësimit parashikohet të jetë nën këtë trend.


Studimi i Komisionit Europian mbi arsimin e lartë dhe tregun e punës (nga universiteti në punë) në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Shqipërinë ka nxjerrë në pah një ‘paradoks’ të ekonomisë shqiptare.“Pavarësisht se rritja e fortë ekonomike ka vazhduar edhe në kushtet e një krize ekonomike botërore, norma e papunësisë është rritur. Në vitin 2013, norma e papunësisë te të sapodiplomuarit ishte nën normën e përgjithshme të papunësisë. Që nga ajo kohë kjo normë është rritur dhe në vitin 2015 ishte mbi normën e përgjithshme të papunësisë. Norma e lartë e papunësisë te të sapodiplomuarit edhe pse rritja ekonomike ka qenë e vazhdueshme sugjeron se struktura e papunësisë në Shqipëri lidhet edhe me faktorë të tjerë, siç është informacioni i ulët për tregun e punës, lëvizjet migratore të ulëta, mungesa e aftësive te burimet njerëzore, etj.”.


Megjithatë sipas parashikimeve të këtij vrojtimi të Komisionit Europian punësimi i të diplomuarve do të arrijë në 190,000 persona në vitin 2018 me një rritje prej 20,000 individësh nga 2015-a ose rreth 6,700 vende të reja pune të hapura mesatarisht çdo vit. Kjo rritje do të vijë si pasojë e kërkesës që rezulton nga rritja e vendeve të hapura që i dedikohen të sapodiplomuarve. Me pak fjalë ka të bëjë me kërkesën për këtë kategori dhe zëvendësimin e atyre personave që dalin në pension, si dhe nga faktori emigrim. Numri i të punësuarve nga kjo kategori do të rritet në 23,537 në vitin 2018 nga 18,869 që ishte në vitin 2015. Rritja mesatare vjetore parashikohet të jetë në rreth 8%. Vrojtimi thekson se këto janë thjesht parashikime dhe mund të konsiderohen si një orientim për politikat që mund të ndryshojnë hap pas hapi.Sa i përket prurjeve nga universitetet, studimi thekson se tendencat e mbingarkesave do të bien ( pra nga 10,000 të rinj në vitin 2015, në 6,000 në vitin 2018). Por, pavarësisht këtyre shifrave furnizimi me të diplomuar do të jetë i mjaftueshëm, por jo  vendet e punës.


Më të lexuarat