Nufi: Dërgojmë 4 oficerë shtabi në Gaza, miratohet vendimi për pagë shtesë për zjarrfikësit 30-07-2026
Shqipëria do të nisë fillimisht 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza.
Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Pas mbërritjes së 4 oficerëve në Gaza do të bëhet edhe vlerësimi për numrin e ushtarakëve që mund të angazhohen më tej në mision.
“Akti për miratimin e misionit tonë në Gaza. Shqipëria do ketë përfaqësi në Gaza. Do nisë me 4 oficerë shtabi, që ky do jetë angazhimi i republikës së Shqipërisë. Me vajtjen e këtyre katër oficerëve, do vlerësohet se kush do jetë niveli i trupave që do të dërgohet në gaza”, tha Nufi.
U miratua gjithashtu edhe vendimi për pagesë shtesë për ushtarët që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve deri më tani.
Situata është menaxhuar në mënyrë shumë të mirë. Kemi mbi 27 vatra zjarri që janë shuar, duke nisur nga fieri, Dirza, Kurbini, lezha etj me radhë. Janë mbi 1830 forca që janë angazhuar në shuarjen e zjarreve. Kapacitetet kanë qenë operacionale”, tha Nufi.
Burimi: Shqiptarja
Më të lexuarat
BB: Shqipëria me boshllëqe të mëdha në infrastrukturë Boshllëqet e mëdha në rrugë, hekurudha dhe energji e bëjnë Shqipërinë ndër vendet ku investimet e reja në infrastrukturë mund të japin kthim të lartë në krahasim me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit.Sipas studimit të fundit të Bankës Botërore, “Bazat e infrastrukturës
Zjarret përfshijnë Europën Jugore: Greqia dhe Turqia në alarm, situatë kritike në Spanjë e Francë Ndërsa ekipet e emergjencës në Francë dhe Spanjë vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret pyjore, janë regjistruar shpërthime të reja zjarresh në Turqi dhe Greqi. Në provincën jugore turke të Antalias, zjarrfikësit po luftojnë që prej së martës me disa vatra
Sigurimet nuk mbulojnë pensionet, në 4 muaj nga buxheti dolën 48.9 mln euro për të mbuluar deficitin Një në tre shqiptarë sot është në pension, dhe burim kryesor të ardhurash ka pagesën mujore, e cila prej vitesh nuk mbulohet vetëm me kontributet që paguhen nga të punësuarit, por financohet edhe nga buxheti i shtetit.Një raport i Ministrisë së Financave tregon se vetëm n
Analiza e BSH: Leku forcohet, por çmimet e importeve mbeten të pandryshuara Çmimet e produkteve ushqimore, të hidrokarbureve dhe mallrave të tjera të importuara duhet të ishin më të lira nëpër tregjet e vendit, si pasojë e zhvlerësimit të monedhave të huaja e kryesisht të euros e dollarit.Përtej tensioneve ushtarake apo gjeopolitike ndërkombëtare t
Sondazhi: Rinia pa perspektivë, 85 për qind e tyre do të largoheshin jashtë Tetë në dhjetë të rinj shqiptarë do të zgjidhnin të largoheshin jashtë vendit për një periudhë të gjatë, për shembull për të punuar, ndërsa shumica e qytetarëve nuk besojnë se brezi i ri ka një të ardhme të mirë në Shqipëri.Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë t
Kredia e ndërmarrjeve shtetërore arrin vlerën më të ulët në pesë vjet Portofoli i kredisë së ndërmarrjeve shtetërore ka arritur vlerën më të ulët që prej vitit 2021.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill, vlera totale e portofolit për ndërmarrjet publike ishte më pak se 14.8 miliardë lekë, në rënie me 29.4% krahasuar me
Tirana mes tregjeve më të shtrenjta, qiratë e zyrave në kulla arrijnë deri në 40 euro/m2 Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë po vijojnë të rriten në segmentin premium, ku në disa prej projekteve më të mëdha ato arrijnë deri në 40 euro për metër katror në muaj.Sipas të dhënave nga tregu i shitblerjes së pasurive të paluajtshme, nivelet më të larta të qirave
Paga mesatare arrin në 1552 euro në Kroaci Paga mesatare neto mujore në Kroaci për muajin prill 2026 arriti në 1,552 euro, sipas të dhënave më të fundit për tregun e punës.Kjo shifër përfaqëson rënie të lehtë mujore prej 0.2% në terma nominalë krahasuar me marsin 2026 dhe rënie reale prej 1.8%, pasi merret parasysh
DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Administrata Tatimore ka avancuar me procesin e rimbursimit të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), ndërsa deri tani kanë përfituar 39 965 individë.Në një konferencë për shtyp, Malaj u shpreh se Administrata
1.3 mld euro më shumë qarkullim nga bizneset, tregtia dhe ndërtimi kryesojnë rritjen Gjysma e parë e vitit është mbyllur me performancë pozitive për bizneset në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-qershor 2026 u rrit me 127 miliardë lekë ose 7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2025