Secondary Adv

Te vetepunesuarit, ja formula e re per llogaritjen e kontributeve

Ministria e Financave ka ndryshuar formulën e përllogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për të vetëpunësuarit.


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë sot ka marrë në shqyrtim disa ndryshime në ligjin për kontributet e sigurimeve shoqërore. Formula e re u paraqit nga Zëvendësministri i Financave Ervin Mete dhe parashikon që masa e kontributit të përllogaritet përmes vetëdeklarimit nga të vetëpunësuarit, por ajo nuk do jetë më e madhe se paga maksimale dhe jo më e vogël se minimalje.


"Do të krijohet hapësira për të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes të mund të paguajnë të mund të paguajnë sigurime shoqërore mes pagës minimale dhe maksimale", u shpreh Mete. Por ndryshimet ligjore duket se nuk zgjidhin problemin e të vetëpunësuareve në pension. Kreu i Komisionit Erion Braçe kërkoi informacion mbi kategoritë e pensionistëve që do detyrohen të derdhin kontribute.


Braçe: Pensionisti i vetëm që ka një dyqan, që mban një lokal do të paguajë sigurime shoqërore apo jo? Është pensionist, ky është debati që është bërë në këtë Komision.

Mete: Jemi të hapur për të reflektuar vullnetin. Që të jem i qartë i referohem atyre që kryejnë veprimtari ekonomike profesionale . Pra ata të vetëpunësuar...
Braçe: Jo nuk është kështu. E kemi miratuar për të gjithë.Ndryshimet në ligjin për kontributet janë diktuar nga vakumi i krijuar pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një prej neneve të këtioj ligji të miratuar në vitin 2016.


Më të lexuarat