Secondary Adv

Shqipëria dhe Polonia formalizojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Shqipëria mirëpret nënshkrimin nga Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë.

Marrëveshja synon të garantojë mbrojtjen e të drejtave sociale të qytetarëve që kanë punuar ose jetuar në të dyja vendet.


Marrëveshja parashikon njohjen dhe totalizimin e periudhave të sigurimit, duke u mundësuar qytetarëve që vitet e punës dhe kontributet e derdhura në një vend të merren në konsideratë edhe për përfitimet e sigurimeve shoqërore në vendin tjetër.


Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka vlerësuar këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për forcimin e të drejtave dhe mundësive për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit.


Marrëveshja me Poloninë i bashkohet rrjetit të marrëveshjeve që Shqipëria ka lidhur me vende të ndryshme për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe njohjen e periudhave të punës e të kontributeve.


Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë që kanë punuar në Poloni do të kenë një kuadër më të qartë për njohjen e viteve të sigurimit dhe përfitimin e të drejtave që lidhen me pensionet dhe sigurimet shoqërore.

Burimi: Scantv


Më të lexuarat