Secondary Adv

Bashkia e Tiranes jep 3 propozime per tregun e rrobave te perdoruara

Bashkia e Tiranës sqaron se nuk po i nxjerr në rrugë tregtarët tek tregu i rrobave të përdorur pranë spitalit 5. Në një njoftim për mediat thuhet  se ky treg nuk garanton kushtet minimale për të mbrojtur konsumatorët dhe për këtë jep tre zgjidhje.

 

“Në kuadër të politikave zhvilluese për tregjet publike, por njëkohësisht duke respektuar të gjithë parametrat e funksionimit normal të tregjeve, kushtet e tregtimit dhe mbrojtjen e konsumatorit, Bashkia e Tiranës ka kryer gjatë vitit 2016 një studim për të formalizuar dhe rregulluar tregtimin e rrobave të përdorura, duke dhënë propozimet e mëposhtme:


1-Krijimin e 3 pikave të ndryshme në Tiranë për spostimin e tregtisë së rrobave të përdorura;
2-Zonat janë a) Uzina Dinamo, b) Tregu në Kodër Kamzë, dhe c) ish-Fonderia Mekanike
3-Kjo politikë synon formalizimin e tregtarëve informalë dhe lejon tregtimin e rrobave të përdoruara në kushte dhe mjedise të përshtatshme.

Tregtimi vend e pa vend i rrobave të përdorura ka qenë shpeshherë objekt i ankesave të qytetarëve të ndryshëm dhe njëkohësisht, sipas studimeve të ISHP dhe AMK-së përbën një ngarkesë të madhe mikrobiale në mjedis. Në këtë studim është shumë i qartë dhe i hartëzuar vendndodhja e tregtimit, arsyeja pse bëhet, si dhe theksohet që BT nuk po i nxjerr në rrugë tregtaret, por u ofron atyre formalizim dhe kushte tregtimi sipas standardeve të lejuara.”


Më të lexuarat