Secondary Adv

Shtate objekte te ish- Metalurgjikut ne Elbasan dalin ne shitje per 350 mije euro

Ministria e Financave ka nxjerrë në shitje nëpërmjet një ankandi rreth 7 objekte të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan kundrejt një vlerë 350 mijë euro.


Ankandet do të zhvillohen me 15 mars në Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike ne Ministrinë e Financave.Në shitje është magazina tek sheshi katër me nr. 1 një kundrejt një vlerë prej 10 milionë lekësh. Në shitje ka dalë edhe magazina 299 me vlerë 6 milionë lekë, magazina numër dy po të sheshi katër me vlerë 10 milionë lekë, reparti i zinkthimit të telit me një vlerë 5.9 milionë lekë, reparti i gjenerimit të vajrave me vlerë 3.7 milionë lekë  dhe reparti i riparimit të autobuzëve me vlerë 4.4 milionë lekë.


Ministria e Financave sqaron se çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje me ankand duhet sjellë një kërkesë me shkrim për blerjen e objektit apo ndërmarrjes e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.Mandatpagesën apo garancinë bankare në origjinal që vërteton derdhjen apo ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave dhe dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim).


Gjithashtu financat sqarojnë se pjesëmarrësi në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e objektit te shpallur për shitje, nuk i kthehet 20 % e vlerës fillestare, të ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.Ish -ndërmarrje shtetërore jashtë funksionit te shpërndara në të gjithë vendin prej vitesh janë në shitje, por interesi për aktivizimin e tyre mbetet i vakët e për shkak të konflikteve që janë prodhuar nga pronësia e tokës ku janë vendosur këto objekte.


Burimet zyrtare në Ministrinë Ekonomisë pohojnë se, kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim ose pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.


Nëse kërkesa për privatizim bëhet pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, pas shqyrtimit të kërkesës së bërë nga i interesuari, Ministria e Ahmetajt i kërkon strukturës administrative të objektit prononcimin për privatizimin e tij. Nëse institucioni administrues përgjigjet pozitivisht për privatizimin e objektit të kërkuar, atëherë Ministri i MZHETS miraton privatizimin e objektit dhe urdhëron fillimin e procedurës për vlerësimin e objektit me qëllim privatizimin.


Më të lexuarat