
Miratohet per here te pare korniza shqiptare e kualifikimeve
Ngrihet Korniza Shqiptare e Kualifikimeve, e njohur nga standartet e BE-së. Korniza Shqiptare e Kualifikimeve, është instrumenti prej 8 nivelesh, që përcakton aftësinë praktike të nxënësve për tregun e punës.
Korniza e Kualifikimeve, do të bëjë të mundur përcaktimin e aftësië së nxënësve për punën në profilin e zgjedhur, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në tregun e punës së Bashkimit Europian. Eshtë një proces një miratohet për herë të parë në Shqipëri .Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se shkollat tona janë shumë larg kërkesave të tregut të punës dhe ofrojnë sot kurrikula të cilat e kanë të vështirë të gjejnë veten në tregun e punës.
“Për të mos folur për statistikat e fundit të nxjerra nga INSTAT, të cilat reflektojnë se nuk kalohen shifrat e 19% të nxënësve që shkojnë në shkollë të mesme dhe që zgjedhin arsimin profesional. Pra sa larg jemi ne nga bashkësia evropiane ku duam të shkojmë, ku niveli shkon 70-75% të nxënësve që shkojnë në shkollë të mesme dhe zgjedhin arsimin profesional. Kjo na bën ne të kuptojmë që kemi shumë për të bërë. Para një viti ne shpallëm sfidën tonë për cilësinë. Në Shtator 2016, ne kuptuam qartë që gjithcka kishim bërë për AFP në këto vite, kishin qënë shumë e drejtë por dhe kuptuam që shkollat tona në qytetet kryesore të vendit, aty ku qytetarët janë më shumë pranë biznesit dhe vendeve të reja të punës, janë të mbipopulluara. Kemi shumë nevoja për hapësira të reja për arsimin dhe kualifikimin profesional, kemi shumë nevojë për kualifikimin e mëtejshme të mësuesve tanë të AFP, por ajo që kemi më shumë nevojë është që shkollat tona të lidhen me tregun e punës.
Mendoj se në vigjilje të 7 Marsit, mund të them se ja dolëm e besoj që do ja dalim dhe ajo cfarë do të miratojmë sot – kurrikulat e përshtatura me vendet e Bashkimit Evropian, kurrikula e shkollave tona të përshtatura brenda kornizës Evropiane të AFP, do të bëjë të mundur që nxënësit tanë t’i afrohen jo vetëm tregut të punës shqiptar por natyrisht konkurrencës shumë të madhe që kemi me tregun e punës evropiane. Ne duhet te pranojmë që të rinjtë shqiptarë që ndjekin shkollat tona, zgjedhjen e kanë individuale. Mund të punojnë në Shqipëri por janë të përgatitur edhe për tregun evropian të punës.Ajo që kemi prej kohësh që themi, që në Shqipëri ka punë por duhen profesionistë, sot është një kërkesë ulëritëse që na vjen nga cdo kompani biznesi, i madh apo i vogël qoftë.
Prandaj të nderuar miq, natyrisht në një debat kaq intelektual sa në këtë sallë, nuk kam cfarë të shtoj, përvecse të shpreh kënaqësinë që së bashku ja dolëm që kurrikulat tona të arsimit dhe formimin profesional, të jetë e krahasueshme me kurrikulat evropiane, që AFP të rikthehet në vëmendje dhe debat dite në kuadër të edukimit dhe ja dolëm që të rinjtë tanë të kuptojnë cfarë do të bëjnë në të ardhmen që është më e rëndësishme se sa cfarë kemi bërë ne në të shkuarën”, tha Klosi.
Më të lexuarat








