Kryeministri Edi Rama inspekton punimet e projekteve ne Shkoder
Kryeministri Edi Rama inspekton punimet e projekteve ne Shkoder.Në kuadër të projektit të qeverisë ‘Rilindja e Qyteteve’, kryeministri Edi Rama ishte sot në qarkun e Shkodrës, ku inspektoi punimet në disa objekte infrastrukturore, të financuara nga qeveria shqiptare.
Rruga Shkoder-Shiroke
Kryeministri Edi Rama ne vijim te turit per rilindjen e qyteteve eshte ndalur sot ne Shkoder. Shkodër– Shirokë, me gjatësi 3.3 km dhe me nje investim me vlerë 161 milionë lekë. Projekti parashikon zgjerimin e rrugës ne 5.5m, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë sipas parametrave bashkëkohore. Gjatë këtij inspektimi Rama theksoi se projekti synohet të përfundohet para sezonit turistik. Ai u shpreh se ka rënie të numrit të ndërtimeve pa leje.
Rehabilitimin i infrastrukturës në bllokun e pallateve Vau i Dejës
Pas rrugës Shkodër- Shirokë, kreu i Qeverisë inspektoi punimet në rehabilitimin e infrastrukturës në bllokun e pallateve “Vau Dejës”. Rikonstruksioni përfshin sheshin mes pallateve, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha, linjën e ujësjellësit. “Në rrugë, krahas asfaltimit tërësor, do të vendoset edhe sinjalistika horizontale e vertikale. Projekti përfshin shtimin e sipërfaqes së gjelbër dhe ndriçim. Projekti do të ketë impakt në 3000 banorët e kësaj zone. Rehabilitimi i këtij blloku do t’i shërbejë integrimit dhe urbanizimit të kësaj pjesë të qytetit te Shkodrës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Investim 31 milionë lekë për rrugën e Komunës Rrethina
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në rrugën Grudë e Re – Qendër Golem, në Komunën Rrethina. Rruga me gjatësi 1.5 km, është investim i Qeverisë me vlerë rreth 31 milionë lekë dhe lehtëson lëvizjen për 3500 banorë të zones. Rruga shkurton ndjeshëm distancën që lidh fshatrat Grudë e re dhe Golem me qytetin e Shkodrës dhe me qendrën e komunës Rrethina. Kryetari i Komunës Rrethina u shpreh se në 23 vjet, nuk është bërë asnjë investim, teksa i tha Kryeministrit Rama se, “Qeveria juaj mundësoi investimin e kësaj rruge.