Secondary Adv

Ambasadoret, vizite nga afer punimeve te TAP-it ne Shqiperi

Njëmbëdhjetë ambasadorë dhe përfaqësues diplomatikë të vendosur në Shqipëri, vizituan sot nga afër punimet që po kryhen në zonën e Urës Vajgurore, në kuadrin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).


Teksa nga ana e tyre, përfaqësues të TAP-it,u paraqitën atyre një panoramë të ecurisë së deritanishme dhe punimeve që pritet në zhvillohen gjatë vitit 2017.
“Ne u jemi mirënjohës autoriteteve shqiptare për bashkëpunimin e tyre të ngushtë, që ka bërë të mundur ecurinë e mirë të TAP-it. Deri tani, në Shqipëri kemi pastruar dhe sistemuar më shumë se 72 km nga korridori i punimeve, kemi rreshtuar më shumë se 62 km tuba, kemi salduar 52 km të tjera dhe kemi rimbushur rreth 40 km kanale”, tha  Ulrike Andres, drejtoreshë për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë në TAP.


Duke shtuar se gazsjellësi Trans-Adriatik është një projekt tejet strategjik për tregun evropian të gazit. Teksa kur gazi natyror të fillojë të transportohet nga fusha e Shah Deniz II përmes TAP-it në vitin 2020, disa tregje do të përfitojnë nga rritja e mundësive dhe diversifikimi i furnizimit me gaz.Sipas të dhënave, deri tani në ndërtimin e TAP-it janë punësuar drejtpërdrejt më shumë se 1.700 punonjës, nga të cilët rreth 84% shqiptarë. Për më tepër, infrastruktura e shumë rrugëve dhe urave është përmirësuar, duke lidhur kështu fshatra të thella me zonat urbane.


Ja lista e ambasadorëve që vizituan punimet e TAP-it:
Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hidayet Bayraktar
Ambasadori i Republikës së Italisë, Alberto Cutillo
Ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman
Zëvendës Kryetarja e Misionit të Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein
Zv/kryetarja e Misionit të Republikës së Francës, Isabelle Le Guellec
Këshilltari i Ministrit të Republikës së Greqisë, Kostantinos Piperigos Zv/kryetari i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar, Sean Melbourne.


Më të lexuarat