Kompania e Tema TV fiton garen per monitorimin e lojrave te fatit
Kompania e Tema TV fiton garen per monitorimin e lojrave te fatit Pas një anulimi të parë, është shpallur fituesi i tenderit për krijimin e një sistemi unik të monitorimit të lojrave të fatit në Republikën e Shqipërisë.
Me një njoftim të ministrisë së Financave, është shpallur bashkimi i Shoqërive“Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI” spolka akcyjna & “MC Networking” shpk Tiranë, si konsorciumi fitues i garës së shpallur për këtë qëllim nga ky dikaster.Në njoftim theksohet se kompania shqiptare është edhe përfaqësuesi ligjor i konsorciumit, të përbërë nga tri subjekte. Ministria bën të ditur se kanë qenë pjesëmarrës në procedurën konkuruese.
“Për përzgjedhjen e operatorit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit on-line (SQMO), të industrisë së lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë”, këta Ofertues me vlerat përkatëse të ofruara: Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Admiral Sportwetten”GmbH &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking”shpk dhe Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Qualysoft”GmbH &“Comtrade” d.o.o &“Starsat International” shpk & “Communication Progress”shpk.
Ministria e Financave, në rolin e Autoritetit Përgjegjës për procedurën konkuruese “Për përzgjedhjen e Operatorit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit On-line të Industrisë së Lojërave të Fatit”, shpall se oferta e paraqitur më datë 23.01.2017 nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive Admiral Sportwetten” GmbH & “ATSI Spolka Akcyjna” & “MC Networking” shpk, përfaqësuar nga “MC Networking” shpk, përfaqësues ligjor i bashkimit të shoqërive, me adresë: Rruga “Pjetër Bogdani” nr 3/1 Tiranë, është pranuar.
Afati i negocimit të kontratës do të jetë brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së njoftimit të fituesit. Fituesit duhet t’i paraqesin Autoritetit Përgjegjës, Ministrisë së Financave, sigurimin e kontratës, sipas formës së kërkuar në Dokumentet e Procedurës Konkuruese.MC Networking është një kompani shqiptare që operon në fushën e teknologjisë së informacionit, duke ofruar kryesisht shërbimin e internetit për klientët. Kohët e fundit, ajo ka hyrë edhe në fushën e mediave, me Tema TV, që transmeton vetëm në internet.