Tatimet hartojne formularin e evazionit, si mund te denoncohen inspektoret dhe bizneset
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet një formulari të posaçëm është duke nxitur individë të ndryshëm që të raportojnë rastet e evazionit tatimor.
Për këtë qëllim Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka vënë në dispozicion adresë emaili, numër telefoni dhe një formular të posaçëm që mund të plotësohet nga çdo qytetar që vëren se bëhet evazion. Kështu subjektet duhet të tregohen të kujdesshme pasi edhe mos lëshimi i një kuponi i ekspozon ato ndaj qytetarëve denoncues. Më pas këto subjekte do të bëhen objekt i kontrolleve dhe gjobave.
Në formularin e denoncimit mund të shtohen të dhëna mënyrën se si e bëjnë punën inspektorët tatimore. Kush ka të dhëna mund të denoncojë pasurinë e punonjësve tatimore dhe gjithashtu sjelljen jashtë etikës profesionale. Qytetaret ose bizneset mund të denoncojnë nëse inspektori ka lidhje nepotike dhe nëse ai merr ryshfet gjatë ushtrimit të detyrës. Kjo pjesë e formularit vlen sidomos për bizneset që janë objekt kontrolli dhe vizitash nga tatimorët.
Por pjesa tjetër e formularit i dedikohet tërësisht elementëve të evazionit që kryejnë bizneset. Në formularin e denoncimit mund të shënohet emri i dhe lloji i biznesit që bën evazion. Gjithashtu çdo kush mund të raportojnë për niptin e biznesit, pasi këto të dhëna janë lehtësisht të disponueshme pasi janë pjese faturës tatimore ose kuponit tatimor.Duke përdorur formularin “Informacion për Akte Abuzive”, qytetarët mund ta postojnë atë në adresë të tatimeve. Më tej në drejtim të antinformalitetit tatimet kanë vënë në dispozicion një numër telefoni pa pagesë dhe një adresë emaili.Tatimet janë futur në fazën e dytë të luftës ndaj informalitetit, me të cilën fokusi do të shtrihet ne sektorë më me risk. Një analizë e detajuar është bërë dhe ka nxjerre në pah se sektori i tregtisë dhe profesionet e lira janë evazorë.