Secondary Adv

Kompania MC Networking shpallet fituese per monitorimin e Lojrave te Fatit ne 30 vitet ne vijim

Ministria e Financave shpalli fitues  kompaninë “ MC Networking”shpk ,Përfaqësues Ligjor i Bashkimit të Shoqërive“Admiral Sportwetten”GmbH  &“ATSI” spolka akcyjna & “MC Netëorking”shpk për dhënien me koncesion të monitorimit të online të lojrave të fafit.


Ministria e Financave  njoftoi se kanë qenë pjesëmarrës në procedurën konkuruese  “Për përzgjedhjen e operatorit që do të ndërtojë Sistemin Qendror të Monitorimit on-line (SQMO), të industrisë së lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë”, bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Admiral Sportëetten”GmbH  &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Netëorking”shpk dhe bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Qualysoft”GmbH &“Comtrade” d.o.o &“Starsat international” shpk & “Communication Progress”shpk.


Ministria e Financave, në rolin e Autoritetit Përgjegjës për procedurën konkuruese ka njoftuar se oferta e paraqitur më datë 23.01.2017 për procedurën konkurruese “Admiral Sportëetten”GmbH  &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Netëorking”shpk, përfaqësuar  nga “ MC Networking”shpk , përfaqësues ligjor i bashkimit të shoqërive është pranuar.Ndërkohë që Ministria e Financave e ka negociuar dhe shpallur kontratën por pa treguar termat financire se do të funksionojë ky koncesion dhe çfarë pritet të fitojë ose të humbasë arka e shtetit.


Nëpërmjet një procedure konkurruese Ministria e Financave me datën 12 janar të vitit 2017 do të zhvillojë garën për përzgjedhjen e kompanisë që do ndërtojë dhe operojnë një sistem për monitorimin online të bizneseve të lojërave të fatit.Sipas shpalljes që ka bërë Ministria e Financave mësohet se investimi për ngritjen e sistemit do të bëhen nga kompania fituese e cila do të menaxhojë për një periudhë 30 vjeçare monitorimin e biznesit të bixhozit. Sistemi Qendror i Monitorimit On-Line (SQMO) për industrinë e Lojërave të Fatit do të ketë shtrirje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.


Teksa qeveria i ka nisur procedurat për të dhënë me koncesion monitorimin e lojërave të fatit dy projektligje si nismë e deputetëve janë depozituar në kuvend për të shtyrë afatet e zbatimit të ligjit të ri të lojërave të fatit.Në janar të vitit 2017 sipas ligjit aktual bizneset e sektorit të bixhozit duhet të zhvendosnin aktivitetet në periferi dhe të ruanin një distancë jo më të afërt se 200 metra me njëra tjetrën. Ndërsa ligji i ri për lojërat e fatit kaloi një periudhë dy vjeçare nga miratimi në qeveria deri sa hyri në fuqi. Por edhe pas botimit në QPZ në shkurt të këtij viti,  Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk lëshoi asnjë udhëzim për zbatimin e ligjit duke e bërë atë praktikisht të pavlefshëm.


Më të lexuarat