Secondary Adv

Komisioni Europian financon Shetitoren e Vlores


Komisioni Europian ka vendosur që të marrë pjesë në financimin e projektit të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili njofton në Twitter vendimin e KE. Rama thekson se me financimin e qeverisë do të sigurohen edhe pemët 6 metra të larta.
Komisioni Evropian do të jetë pjesë e financimeve për projektin e vijës bregdetare të Vlorës, “Lungomare”. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”. Sipas Ramës, KE ka dhënë sot miratimin e saj përfundimtar për të qenë pjesë e projektit.

 



“Lajm i mirë: Komisioni Europian jep miratimin përfundimtar të pjesëmarrjes në financimin e projektit të Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës”-citohet në mesazhin e Ramës.

Me tej, Rama në një tjetër status ka theksuar se me këtë projekt do të sigurohet dhe gjelbërimi me mbledhjen e pemëve dhe zgjerimi i hapësirës ranore. “Me financimin e qeverisë do të sigurohen sipas projektit të Vijës Bregdetare Vlorë edhe pemët e larta 6m edhe zgjerimi i hapësirës ranore:-)”-citohet në mesazhin e Ramës, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Harvardit.

Projekti “Lungomare”, do ti jap një pamje të re vijës bregdetare të Vlorës. Prej kohësh, ka nisur nga puna dhe zbatimi i tij, duke prishur kështu shumë ndërtime pa leje dhe me leje, të cilat pengonin projektin.


Më të lexuarat