Ministria për Zhvillimin Ekonomik ul stekën e qeverisë, e cila premtonte 300 mijë vende pune për katër vjet. Në strategjinë e zhvillimit të biznesit dhe të investimeve, ministria parashikon hapjen e 116 mijë vendeve të punës në sektorin jobujqësor deri në vitin 2020.
Renditja
Strategjia do të mbështetet në radhë të parë në përmirësimin e klimës së biznesit. Renditja e Shqipërisë në “benchmarking global” do të jetë një tregues transparent dhe i matshëm për suksesin e zbatimit të strategjisë që do të bazohet në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare. Kështu, raporti i BB-së “Doing Business” merret nga qeveria si referencë kryesore. “Mbetet një synim dhe ambicie e qartë e qeverisë për tâââ¬à ¸u renditur midis 50 më të mirëve në të gjitha pikat kyçe të renditjes globale për lehtësinë e të bërit biznes dhe konkurrueshmërisë e lidershipit në Europën Juglindore”, theksohet në këtë dokument. Ministria ka edhe pika të tjera referimi, që janë: Indeksi i konkurrueshmërisë global. Indeksi i politikave të SME-ve i BE-së. Indeksi i lirisë ekonomike etj.
Klima e biznesit
Në këtë kuadër, premtohet se, deri në vitin 2020, do të reduktohet koha e hapjes së një biznesi nga pesë ditë që ishte në 2013, në dy ditë. Gjithashtu, do të shkurtohen procedurat për hapjen e një biznesi nga pesë në dy; reduktohen ditët për marrjen e licencave të ndërtimit nga 436 ditë në 35 ditë; përmirësohet shërbimi për pagimin e taksave online etj. Inovacioni dhe grantet Për SME-të inovative dhe sipërmarrjen parashikohet: Krijimi i një inkubatori teknologjik të biznesit. Krijimi i tre klasterave të reja. Mbështetja e 300 bizneseve me informacione e grante për inovacionin. Krijimi i programit për mbështetjen e 100 bizneseve të udhëhequra nga gratë nëpërmjet kredive me interesa të ulëta: Krijimi i programit për mbështetjen e rreth 400 bizneseve të reja (start up), nëpërmjet fondeve grant dhe kredi me interesa të ulëta. Krijimi i fondit për mbështetjen e 470 bizneseve kreative, sidomos ato në fushën e artizanatit me grante./Gazeta Shqip