250 milione dollare per ndertimin e kulles ikonike
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi shpjegoi para deputetëve rëndësinë e investimit prej 250 milionë dollarësh për ndërtimin e kullës ikonike në zonën e Bulevardit të Ri në kryeqytet.
“Llogaritet sa 1 e 4 e investimeve të huaja direkte në 2016-n, është një kompani e regjistruar në Dubai, e njohur për ndërtimin e rrjeteve të hoteleve “Hilton”, etj”, tha ministrja Ekonomi.Në kullën me lartësi 350 metër do të ngrihen ambientet e reja të Bashkisë së Tiranës.“3000 metra janë për bashkinë, 9 deri në 10 mln dollarë”, tha Ekonomi.Ndërsa pjesa tjetër do t’i shërbejë hotelierisë dhe aktivitetit tregtar.“12 mijë metër katrorë për hotele dhe shërbime, edhe për këtë është një mundësi e artë për ne”, u shpreh ministrja.
Por deputeti i LSI, Robert Bitri nuk ishte dakord me lehtësirat fiskale të kërkuara nga kompania arabe. Për këtë ministrja Ekonomi tha se do të negociohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.“TVSH 20 përqind, domethënë 50 mln dollarë, shto tokën, shto përjashtimin për 15 vjet nga tatim fitimi e TVSH-ja, i bije ta ndërtojmë vetë”, shprehet Robert Bitri.
“Me Emiratet Arabe kemi përjashtim nga taksimi i dyfishtë, por besoj tek eksperienca e Ministrisë së Financave sepse kemi kohë që punojmë së bashku”, shprehet ministrja.Miratimi në Kuvendi i hap rrugë nisjes së negociatave mes shtetit shqiptar dhe kompanisë arabe për një periudhë kohe 30 ditore pas të cilës palët bien dakord për të nisur investimin ose jo.