Secondary Adv

Nis rikualifikimi urban per 15 mije metra katrore hapesire te gjelber ne Tirane

 


Tirana ka nisur rikualifikimin urban dhe kthimin në hapësirë të gjelbër, në shërbim të qytetarëve të afro 15 mijë metra katrorëve sipërfaqe, e kthyer prej vitesh në vend grumbullim inertesh.

 


Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka inspektuar diten e djeshme nisjen e punimeve dhe theksoi se puna në këtë sipërfaqe duhet të kishte përfunduar por bllokimi i buxhetit sipas tij, për mbi 7 muaj, ka bërë që puna të nisë vetëm pas zhbllokimit të këtij buxheti me vendim gjykate.


Projekte per gjelberimin e Tiranes


Sipas Bozdo “Janë më shumë se 15 mijë metra katrorë, pra një hektar e gjysmë, pothuajse në qendër të qytetit të Tiranës, që i kthehen komunitetit të këtyre pallateve këtu. Bashkia e Tiranës ka vendosur t’ia kthejë qytetarëve duke hequr në radhë të parë, sipas vlerësimeve tona, më shumë se 20 mijë metra kub mbetje urbane dhe pastaj duke i kthyer në hapësirë në gjelbër që do t’i shërbejë komunitetit” tha Bozdo
Gjithashtu, ai i  bërë thirrje qeverisë të zhbllokojë projektin e bulevardit, pasi kjo e fundit sipas tij, një ndikim të drejtpërdrejtë në mjedisin e Tiranës, në cilësinë e ajrit që thithin qytetarët e Tiranës.

 


Bozdo “Brenda vitit, Tiranës do t’i shtohen edhe 15 mijë metër katrorë hapësirë e gjelbër” Ndërkaq, nënkryetari Bozdo theksoi se “në tre vite, ne kemi shtuar me 95 mijë metra katrorë gjelbërimin e qytetit të Tiranës dhe janë mbjellë më shumë se 23 mijë pemë, shkurre dhe bimë dekorative. Shifra ekzakte në fakt, sipas shifrave tona është 23145 pemë”.


Paralelisht me këtë, Bashkia po rehabiliton dhe një sipërfaqe prej 2 mijë metër katrorë që lidh rrugën e Durrësit me atë të Kavajës. “Edhe kjo sipërfaqe do të shndërrohet në një hapësirë të gjelbër, në shërbim të qytetarëve”, nënvizon nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo


Më të lexuarat