Secondary Adv

Kuvendi miraton TVSH 6 per qind per hotelerine

Në ditën e fundit para mbylljes së legjislaturës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi uljen e TVSH-së për akomodimin (fjetjen) në sektorin e turizmit në 6%, nga 20% që aplikohej deri tani. Vendimi erdhi pas një kërkese disavjeçare që ka bërë sektori.


Kjo masë ka dy përfitime kryesore sipas sektorit të akomodimit në vend: E para, e fut sektorin e akomodimit, por edhe të turizmit shqiptar në të njëjtin sistem fiskal me vendet e rajonit dhe shumicën e vendeve europiane dhe e dyta është një masë që do të stimulojë më shumë formalizimin e tregut.Nga ana tjetër bizneset kanë mundësi që të ardhurat që kursejnë nga ulja e kësaj takse, t’i investojnë në trajnime për stafin e tyre, në investime, si dhe në një mundësi më shumë për të ofruar edhe çmime më konkurruese.


Formalizimi ka edhe aspekte të tjera pozitive sepse do të kemi statistika më të sakta, njohje dhe kontroll të tregut, planifikime më të mira, si dhe bazë më të ndershme konkurrueshmërie.Sipas hartuesve, ky ligj ka ndikim negativ në të ardhurat e buxhetit të shtetit, në zërin “Të ardhura nga TVSH-ja, por pritet të sjellë një impakt pozitiv dhe rritjen në të ardhura nga zhvillimi i sektorit të turizmit.Për shkak se në sektorin e turizmit përfshihen një sërë shërbimesh, përveç akomodimit në hotel, p.sh. restorante apo shërbime të tjera argëtimi, llogaritja e efekteve është bërë më përafërsi. Sektori i turizmit është një nga sektorët me rritjen më të shpejtë të shekullit të 21-të, me një kontribut të konsiderueshëm në rritje e Produktit të Brendshëm Bruto, rritjen e të ardhurave nga shkëmbimi valutor si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.Të dhënat mbi numrin e vizitorëve këto katër vitet e fundit (2013–2016) kanë treguar se jemi në rrugën e duhur. Nga viti 2013 në vitin 2016 ka patur një rritje prej 45.4% të numrit të shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë.


Më të lexuarat