Secondary Adv

Fondi saudit jep 73 mln dollare hua per rrugen e lumit te Vlores

30 km e mbetura të rrugës së lumit të Vlorës do të përfundojnë brenda vitit 2020 dhe për këtë Fondi Saudit i Zhvillimit dhe ai kuvajtian ka dhënë hua për qeverinë shqiptare në vlerën e 72 mln dollarëve.

 

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, nënshkroi marrëveshjen e radhës ku u shpreh se investimi do të përmirësojë të ardhurat e banorëve të zonës si edhe do të ulë kosotot e udhëtimit duke sjellë lehtësi edhe transportin tregëtar.Plot 72 milion dollarë pa përfshirë TVSH, është kostoja për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës.Financimi i saj do të bëhet në vlerën e 42 mln dollarëve nga fondi i Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab dhe 30 mln dollarëve nga fondi saudit për zhvillim.Marrëveshja për lëvrimin e huasë u nënshkrua nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dhe Fondi Saudit për Zhvillim.Projekti i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, veçoi Ministri Ahmetaj, do të ulë kostot e udhëtimit, lehtësojë dhe shpejtojë transportin tregtar si edhe ofrojë shërbime për zonën.

 

Ahmetaj: Rikonstruksioni i rrugës do krijojë një korridor të ri që është më tërheqës, më i sigurtë dhe më i shpejtpërshkueshëm se rruga ekzistuese për lidhjen me bregdetin. Reduktim të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve si dhe diversifikimin e ekonomisë vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizimit. Maturimi është 25 vite ku përfshihet periudha pa pagesë principali prej 5 vitesh.Përfaqësuesit i Fondit Saudit, Mohammed AL Jenaidel, vlerësoi marrëdhënine e bashkëpunimit mes dy vendeve duke premtuar se rruga do të përfundojë brenda afateve të vendosura.

 

Mohammed AL Jenaidel: Jemi të kënaqur për stadin e marrëdhënieve bilaterale. Të jeni të sigurtë se punimet do të mbarojnë brenda kohës së parashikuar.Fondi i huasë shkon për ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, një segment prej 94 km.Kostoja e tatimi i vlerës së shtuar do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe afati i përfundimit të saj është viti 2020.Pjesa tjetër e rrugës është ndërtuar me fondet e dhëna nga Kuvajti.


Më të lexuarat