Shqiperia ne Top 5 vendet turistike me pak konkurruese
Për herë të parë një nga portalet më të njohura të turizmit në botë, tourism-review.com ka hartuar një listë me pesë destinacionet e fundit më konkurruese në Europë.
Surpriza ka të bëjë me faktin se që të pesë destinacionet gjenden në Ballkan dhe Shqipëria është njëra prej tyre. Bazuar edhe tek indeksi i Konkurrueshmërisë që botoi për të 11-in vit radhazi Forumi Botëror i Ekonomisë, portali analizoi se cilat janë tregjet më pak të konkurrueshme të Europës.“ Ky indeks tregoi se cilat janë destinacionet turistike më pak konkurruse, por Tourism-Review.com sjell ‘Top 5 Least Competitive Tourism Markets’ në Europë”, thuhet në artikull.
Vendin e parë e zë Moldavia. Në Indeksin e OBT-së është renditur në vendin e 117-të, por Tourism-Review.com e vendos në krye të listës së saj. Në vitin 2016 numri i turistëve arriti në 94,381. Turizmi përbën 1% të PBB-së dhe gjeneron 9,502 vende pune. Është e qartë se vendi duhet të përmirësohet shumë në aspektin e tregut të turizmit.
Shqipëria Vendi ynë u rendit në pozicionin e 98-të. Me popullsi më të ulët sesa Moldavia, Shqipëria mirëpriti shumë më tepër turistë të huaj vitin e kaluar, pothuajse 3.8 milionë. Industria krijon 51,005 vende pune dhe llogarit kontribut në 6% të PBB-së.Vendi është përmirësuar në krahasim me vitin 2015, por ende ka shumë probleme për të adresuar.Renditja vazhdon me Serbinë (95), Ukrainën (88) dhe Malin e Zi (72).