Kostot e punesimit jane rritur, por cilesia e punes ka rene
Treguesi i kostove të punës për njësi vlerësohet me rritje vjetore (3.3%) në tremujorin e katërt të vitit 2016, një normë lehtësisht më e ulët nga ajo e shënuar në tremujorin e mëparshëm, por ecuria e produktivitetit të punës vazhdon të luhatet në territor negativ, por me ritme vjetore më të zbutura, analizon Banka e Shqipërisë.
Sipas Bankës, paga mesatare reale për aktivitetet e mbuluara nga statistikat afatshkurtra vijoi tendencën përmirësuese. Gjithashtu, kostot e tjera në procesin prodhues, si çmimet e prodhimit industrial regjistruan rritje të lehtë vjetore (0.9%), pas ritmeve negative të ndjekura nga viti 2013.Edhe kostot prodhuese në ndërtim vazhduan rritjen, por me norma të ulëta vjetore (0.4%), por produktiviteti i punës mbetet në vlera negative, pohoi Banka.Gjatë vitit 2016 numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.157 mijë persona. Krahasuar me vitin pararendës punësimi u rrit me 6,5 %.
Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 40,2 % dhe 40,4 % të të punësuarve gjithsej.Prapambetja në drejtim të aplikimit të teknologjive të reja dhe të inovacionit e dijeve bashkëkohore, pesha e ulët e eksporteve në ekonomi, ka bërë që sektori i tregtueshëm të vuajë nga përdorimi me eficiencë të ulët të forcës së punës. Për pasojë është dëmtuar treguesi i Produktivitetit të Punës, analizon Banka e Shqipërisë në një studim tëposaçëm për këtë qëllim.
Llogaritja e Produktivitetit të Punës (PP) në ekonomisë shqiptare për periudhën 2003- 2010 dëshmon për një prirje në rënie të këtij treguesi. Ecuria e indeksit të PP-së varion në nivel sektorësh, ku produktivitet më të lartë në terma mesatarë shfaq industria dhe aktivitetet e shërbimeve të klasifikuara si të tregtueshme.
Prirja e PP-së në sektorin e ndërtimit pasqyron ndër të tjera shkallën e lartë tëinformalitetit në të, ndërsa në sektorin bujqësor identifikon nevojën për një monitorim më të plotë dhe të kujdesshëm të tregut të punës në të. Në ndarjen e ekonomisë sipas dy sektorëve, të tregtueshëm dhe të patregtueshëm, është ky i fundit që ka ndikuar në prirjen rënëse të PP-së për ekonominë, për shkak të peshës më të lartë. Ndërkohë që PP-ja në sektorin të tregtueshëm vlerësohet me një prirje në rritje.
Rezultatet tregojnë se në termat e kostove të punës ekzistojnë hapësira të dukshme ndërmjet ekonomisë shqiptare dhe atyre të ShBA-së, EU-16 dhe të partnereve kryesore tregtare. Në ekonomitë e huaja të lartpërmendura operohet me kosto më të ulëta pune për njësi të prodhuar se sa në ekonominë e vendit, duke e lënë këtë të fundit në disavantazh në raport me to.