Secondary Adv

Ahmetaj: Ekonomia ne tremujorin e pare rritje me rreth 3 per qind

Ecuria e ekonomisë shqiptare ka qenë pozitive dhe Reforma në Drejtësi është një instrument për të çliruar potencialin ekonomik.


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh kështu gjatë një bashkëbisedimi me median. Ai bëri një pasqyrim të situatës ekonomike në vend ku tha: “Rritja ekonomike në 3-mujorin e parë 2017 shënoi rritjen më të madhe ekonomike në 5 vitet e fundit me 2.96 %”.Ahmetaj tha se për 8-mujorin e parë të 2016 janë rritur të ardhurat financiare krahasuar me një vit më parë. “Të ardhurat nga cigaret kanë rritje 19%, vera 14%, pijet energjike 13% dhe karburantet 3.2% . Ndërsa i vetmi produkt që rezulton me ulje është birra”, tha ai.


Rezultatet pozitive, u shpreh kreu i Financave i adresohen këmbënguljes së qeverisë për të bërë reformat e duhura.Ai vlerësoi reformat financiare, në pensione, sistemin energjetik dhe shprehu shpresën se Reforma në Drejtësi do të sjellë ndryshime edhe më të mëdha.
Ahmetaj bëri me dije se ky është viti i parë elektoral me suficit buxhetor. Ndërsa u shpreh se, qëndrimi i PD për një taksë të sheshtë prej 9 për qind ka në themel rrënimin e qytetarëve.“Taksa progresive është një përpjekje serioze për të ulur pabarazinë. Kemi lënë mbrapa një krizë të rëndë të ekonomisë. Ishin shkatërruar themelet e shtetit, respektimi i ligjit, pagesa e taksave. Jemi këmbëngulës për reformën në drejtësi dhe zhvillimin e vendit”, deklaroi ministri Ahmetaj.


Më të lexuarat