Janar-prill, te ardhurat buxhetore tejkalojne planin me 5.1 per qind
Të ardhurat në arkën e shtetit për katër mujorin i kaluan të 1 miliardë eurot me një tejkalim nga plani i periudhës me 5.1 për qind.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave gjatë janar- prill 2017 u arkëtuan 139.9 miliardë lekë nga 133 miliardë lekë që ishte plani i periudhës, rreth 6 miliardë lekë më shumë. Në raport me faktin e vitit të kaluar të ardhurat pësuan rritje me 65 për qind.Siç shihet nga zërat buxhetore të ardhurat më të larta kanë rezultuar nga tatimi mbi fitimin me 34 për qind më shumë ose 3.4 miliardë lekë më shumë se plani. Këto arkëtime janë nxitur nga pagesat e kompanive publike si KESH dhe OST dhe OSHE, të cilat parapaguajnë fitimin e vitit qysh në katërmujorin e parë.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka pësuar një rritje modeste me vetëm 0.6 për qind. Të ardhurat nga akciza gjithashtu i janë rikthyer rritjes me 3 për qind të nxitura nga çmimet më të larta të naftës në tregun ndërkombëtar.Por teksa taksat dhe tatimet kanë përformuar mirë këtë katërmujor shihen zhvillime paradoksale në taksën e punës. Të ardhurat nga TAP kanë pësuar rënie për periudhën katërmujore me 6 për qind edhe pse treguesit e punësimit janë rritur dhe paga minimale është rritur. Edhe pse tregu i punës është në një proces formalizimi, që logjikisht duhet të sjellë të ardhura më të larta nga tatimi i punës, bizneset dhe individët duke se po aplikojnë skemat e nëndeklarimit të të ardhurave për te paguar më pak taksa.
Përformanca buxhetore paraqitet ndryshe në këtë vit elektoral ku tradita ka treguar se në këtë periudhë treguesit kryesor buxhetore, të ardhura, shpenzime dhe deficiti zhbalancohen . Por kjo disiplinë rrjedh nga detyrimet që vijnë prej ligjit te ri organik, i cili parashikon një rregulla më të forta në drejtim të shpenzimeve publike në një vit elektoral.