Secondary Adv

Ahmetaj: Mandatin e ardhshem do ulim tatimin mbi pagat e larta nga 23 ne 18 per qind

Arben Ahmetaj, që deri pak kohë më parë ishte ministër i Financave ka bërë të ditur në një takim me sipërmarrjen disa nga masat që Partia Socialiste synon të marrë, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme.


Sipas programit të ri të socialistëve taksa mbi pagat e larta do të ulet në 18 për qind. Aktualisht pagat e larta mbi 130 mijë lekë tatohen me 23%. Ky nivel i lartë vlerësohet të ketë nxitur evazionin dhe të ardhurat nga TAP kanë shënuar rënie në katër muajt e parë të këtij viti, me 1.7% me bazë vjetore. Ky tatim prej 23% mbi pagat mbi 130 mijë lekë është më i larti në rajon, teksa të gjitha shtetet fqinjë nuk i tatojnë pagat më shumë se 10%.


Ahmetaj tha se tatim fitimi për kompanitë e softwareve bëhet 5 për qind. Një tjetër lëvizje është ulja e dividendit në 6%, nga 15% që është aktualisht.
“Do të vijojmë të kemi tatim-fitimin në nivelin aktual, por do të ulim në 6 për qind dividendin”, tha Ahmetaj.Ai tha se kjo politikë do të ndiqet duke vijuar tendencën e uljes së borxhit publik dhe këtu sipas tij është ndryshimi me programet e partive të tjera. Ahmetaj tha se pagat në sektorin shtetëror do të rriten me 40%, si dhe shpërblimi për pensionistët do të jetë nga 7 deri në 10 mijë lekë çdo vit. Ahmetaj vijoi me premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës, ku pas shifrës prej 300 mijë vendesh të premtuar mandatin e kaluar, por që statistikat zyrtare tregojnë që nuk është përmbushur, për këtë mandat premtohen 220 mijë vende të reja pune.


Më të lexuarat