Secondary Adv

Biznesi kerkon lehtesira: Doganat te punojne 24 ore

Qytetarët që kërkojnë të rivlerësojnë shtëpitë dhe pronat e tyre kanë në dispozicion të shfrytëzojnë vetëm ditën e sotme. Qeveria ka përcaktuar si afat të fundit për rivlerësimin e shtëpive me taksën 2 për qind 31 majin.

 

Por, nga ana tjetër, ulja e taksës në 2 për qind, nga 15 për qind që ishte më parë, ka rritur interesimin e qytetarëve, të cilët janë dyndur në sportelet e hipotekës. Nga hipotekat është parashikuar që sportelet të jenë të hapura deri në përfundimin e aplikimeve të ditës së sotme. Por çfarë procedure duhet të ndjekë dikush që kërkon të rivlerë- sojë një pasuri? Fillimisht, pronari apo një person me prokurë për të kryer këtë proces, duhet të marrë formularin në sportelet e hipotekës.


Krahas plotësimit të formularit, qytetari duhet të dorëzojë fotokopje të certifikatës së pronësisë, kartelës së pronësisë dhe dokumentin, që vërteton nëse pronën e përfituar nga procesi i privatizimit e ka blerë apo e ka të dhuruar. Më pas, ai duhet të plotësojë të dhënat e tij, numrin e pasurisë dhe taksën që duhet të paguajë.


Pas dorëzimit, ai bën pagesën në bankë dhe brenda 48 orësh, ndryshimi i vlerës së pronës reflektohet në kartelën e pasurisë. Tatimi që do të paguajë, do të llogaritet nga diferenca e çmimit të mëparshëm të shtëpisë dhe çmimit aktual. Qytetarët gëzojnë të drejtën të kryejnë procesin nga rivlerësues privatë të lincecuar.


Me një prokurë të posaçme aplikimi mund të kryhet nga licencuesi privat në emër të qytetarit, që kërkon të kryejë rivlerësimin. Në vendimin e mëparshëm, rivlerësimi i pronës me taksë të ulur 2 për qind ishte deri në fund të muajit shkurt, por qeveria për shkak të numrit të lartë të kërkesave e shtyu afatin deri në fund të muajit maj.


Rivlerësimi i shtëpive me taksë 2 për qind nisi në muajin shtator të 2016-s. Sipas të dhënave të hipotekës, deri tani janë kryer mbi 51 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Numri i rivlerësimeve të paguara deri tani arrin në mbi 43 mijë. Por kjo lehtësi fiskale ka sjellë nga ana tjetër edhe përfitime për buxhetin e shtetit.
Nga rivlerësimet e përfunduara në arkën e buxhetit janë arkëtuar 3,1 miliardë lekë apo rreth 31 milionë dollarë. Vlera e shtëpive dhe pronës së rivlerësuar llogaritet në 4,2 miliardë lekë.Numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Tiranë, ku deri tani kanë aplikuar 18 mijë qytetarë. Për procesin e rivlerësimit interesim kanë shfaqur edhe qytetarët e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Sarandës dhe Beratit.


Më të lexuarat