Secondary Adv

Hapet gara per koncesionin e hidrocentralit te Lunikut

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur një tjetër procedurë koncesioni për hidrocentralin e Lunikut.

 

Ai do të jetë në segmentin e Zallit të Lunikut nga kuota 273 metra, në 492 metra mbi nivelin e detit. Mbi këtë lumë është parashikuar që të ngrihen të paktën pesë hidrocentrale dhe për dy prej tyre puna ka nisur shumë më herët. Ministria ka intensifikuar së fundmi shpalljen e procedurave të koncesioneve për HEC-e të rëndësishme, si Bushtrica 1, 2 dhe 3, Grabova 1 dhe 2, Kalivaçi e, së fundmi, Luniku. Ky i fundit do të ketë një afat 35 vjeçar me formulën e partneritetit publik-privat. Ofertat paraqiten brenda qershorit.


Më të lexuarat