Ministria Bujqesise shton intensitetin e dhenies se tokave me qira, tendera per 131 ha ne qershor
Tani në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, Ministria e Bujqësisë e ka shtuar intensitetin e dhënies së tokave bujqësore me qira që janë me pronësi shtetërore. Janë gjithsej 131 hektarë të shpërndara në Lushnjë, Pogradec dhe Cërrik.
Nga njoftimi zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë mësohet se po zhvillohet procedura konkurruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 20.21 ha, në fshatin Cërrik Fermë, zona kadastrale 2281, në Bashkinë Cërrik, Qarku Elbasan.Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit është përcaktuar 485,040 lekë në vit (24,000 lekë/ha/vit). Sipas kushteve të garës ofertat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen.
Sigurimi i ofertës është në shumën prej 40,420 lekë dhe dorëzohet së bashku me ofertën. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 30.06.2017, ora 14:00. Po me 30 qershor 5 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme zhvillohet ankandi për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 45.04 ha, fshati Levan, Zona Kadastrale 2436 në njësinë administrative Levan, Bashkia Fier. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 519,105 lek/vit (11,525 lekë/ha/vit). Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 43,259 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën. Po me datën 30 qershor zhvillohet ankandi për dhënien me qira të 52.84 ha në fshatin Pretushë, Njësia Administrative Cerravë, Bashkia Pogradec, Qarku Korçë.
Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 380,448 lekë në vit ose7,200 lekë për ha në vit. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 31,704 lekë.Ndërsa sot zhvillohet ankandi për 13 hektarë tokë në fshatin Plug, Zona Kadastrale 2999, me nr parcele 74 në njësinë Administrative Golem, Bashkia Lushnje. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e procedurës konkurruese është 259,350) lek/vit (19,500 lekë/ha/vit).
Sipërfaqja e tokave shtetërore që do te jepen me qira nga Ministria e Bujqësisë në qershor Cërrik, Elbasan 20.21 ha Levan, Fier 45.04 Ha Petrushë Pogradec 52.84 ha Plug, Lushnje 13.3 ha