Secondary Adv

Rriten kostot e ndertimit, A do te transferohen tek cmimi?!

Instituti i statistikave ka  publikuar Indeksin e Kushtimit të Banesave për tremujorin e parë të vitit 2017. Sipas raportit të INSTAT, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në tremujorin e parë të 2017 në 102.9 kundrejt tremujorit të parë 2011-ës ( T1 2011=100).


Në tremujorin e parë 2017, ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,9 % dhe ndryshimi tremujor është 0,2 %. Ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte -0,2 %.Grupi “shpenzime materiale” ka shënuar rritje 1,6 % dhe grupi “shpenzime për paga” 1,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”shpenzime transporti” me 2,0 %, pasuar nga grupi “shpenzime makinerie” me 0,3 %.

 

Në tremujorin e parë 2017, ndryshimi i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,2 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, grupi “shpenzime për paga” shënoi rritje me 0,5 %. Ndërsa, ulja më e madhe vërehet te grupi “shpenzime transporti” me 2,1 %, pasuar nga grupi “shpenzime makinerie” me 0,8%.


Sipas zotit Sokol Kika, administrator i kompanisë Kika Construction, ndikim në rritjen e shpenzimeve për materiale ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së çmimit në bursa të disa prej materialeve bazë, si hekuri. Çmimi i hekurit arriti nivelet më të larta të tre viteve në tregjet ndërkombëtare (shiko grafikun).  Ndërsa rritjen në shpenzimet për paga, zoti Kika e argumentoi me efektin e formalizimit. Sipas tij rritja e kontrolleve ka sjellë që të rritet numri i punëtorëve dhe pagesa të kryhet e plotë nëpërmjet bankave.


Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10 kate). IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit.


Më të lexuarat