Secondary Adv

Dyfishohen bizneset e reja te regjistruara ne 8 muajt e pare te 2014-es

 

Rritja më e madhe në Kukës, Durrës, Shkodër dhe Lezhë. Janë shtuar sipërmarrjet në fushën e hoteleri/restorante, ku peshën më të madhe e zë Durrësi, i ndjekur nga Shkodra, por edhe industria përpunuese, ajo e transportit dhe telekomunikacionit, si dhe shërbimet sociale.

 

Janë 12,299 biznese që janë regjistruar në tetë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Në raport me një vit më parë, numri i tyre është pothuajse është dyfishuar (rritje rreth 95%). Në tetë muajt e parë të 2013-s, po sipas të dhënave të QKR-së ishin regjistruar vetëm rreth 6300 biznese të reja.


Po sipas të dhënave të QKR-së, ka reduktim në masën 23% të bizneseve të çregjistruara krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013.
Drejtoresha e QKR-së, Vasilika Vjero, ka pohuar në një intervistë për revistën Monitor, se “Duke parë treguesit e 6-mujorit dhe ata të 8-mujorit mund të arrijmë në përfundimin se tendenca e regjistrimit të biznesit do të vijojë në rritje. Ne parashikojmë që viti 2014 të mbyllet me rreth 19 mijë sipërmarrje të reja të regjistruara. Për sa i takon trendit të çregjistrimeve, është vënë re se kemi rënie të aplikimeve, por nuk mund të shprehemi saktësisht lidhur me to, pasi duhet të presim mbylljen e 3-mujorit të fundit të vitit, i cili shoqërohet dhe me kërkesa më të shumta për mbyllje aktiviteti, sigurisht që urojmë dhe besojmë se do të kemi një numër më të ulët se ai i periudhës 2012-2013”.


Sipas të dhënave nga QKR, rritjen më të madhe në numër të bizneseve të reja për këtë 8-mujor e gjejmë në Kukës, Durrës në Shkodër dhe Lezhë.
Tipologjia e sipërmarrjes së regjistruar rezulton të jetë në fushën e hoteleri/restorante, ku peshën më të madhe e zë Durrësi, i ndjekur nga Shkodra, por edhe industria përpunuese, ajo e transportit dhe telekomunikacionit, si dhe shërbimet sociale./Monitor


Më të lexuarat