Secondary Adv

INSTAT: Kryesojne ndertimi dhe sektori turistik,zhgenjen punesimi

Ndërtimi tek sektorët industrial dhe agjencitë e udhëtimeve tek sektori i shërbimeve kanë qenë dy degët e ekonomisë shqiptare që kanë shënuar rezultatet më të larta në shkallë vjetore sa i përket prodhimit dhe shitjeve në tremujorin e parë 2017.


Sipas shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, megjithatë, numri i të punësuarve nuk ka shënuar të njëjtin ritëm si xhiroja.  Sa i përket industrisë në përgjithësi, indeksi i shitjeve të saj u rrit 9.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, numri i të punësuarve të degët e saj shënoi rënie me 2.2%.


Ndërtimi ka qenë më i suksesshmi, duke qenë se prodhimi në volum u rrit në masën 24.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.  më parë. Ndërsa, indeksi i numrit të të punësuarve u rrit vetëm 3%. Por, nga ana tjetër, fondi i pagave të punonjësve të saj u rrit 9.9%. Në aktivitetin furnizim me ujë, trajtim dhe menaxhim i mbetjeve prodhimi shënoi rritje me 4.9% në shkallë vjetore, por rënie 9.2% krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Numri i të punësuarve shënoi rritje me 11.6% dhe fondi i pagave shënoi rritje 12.3%.


Energjia
Në terrenin negativ, nga ana tjetër, rrëshqiti sektori i energjisë elektrike. Shitjet neto u ulën 15.8%, prodhimi në volum u ul me 28%, ndërkohë dhe numri i të punësuarve u ul 2%. Por fondi i pagave u rrit 7.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Shërbimet Ndërkohë, në grupin e bizneseve të shërbimeve volumet e shitjeve u rritën në masën 2.7 për qind në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me një vit më parë dhe numri i të punësuarve u rrit 1.5%. Edhe këtu ka diferenca të theksuara në sektorë të ndryshëm.


Turizmi
Më mirë nga të gjithë sektorët paraqitet biznesi i udhëtimeve. Indeksi i shitjeve neto në agjencitë e udhëtimit u rrit në volum me 21.3% krahasuar me tremujorin e parë 2016. Dhe numri i të punësuarve në këtë sektor u rrit 36.6%, ndërkohë që fondi i pagave në total ishte 34.7% më i lartë. Lidhur me këtë, sektori i hotelerisë dhe restoranteve shënoi rritje në volum 15.1%, por numri i të punësuarve u ul 9.5%. Në aktivitetin transport, magazinim dhe posta indeksi i shitjeve neto në volum u rrit 10.9%, numri i të punësuarve u rrit 11.1% dhe fondi i pagave u rrit 7.5%, krahasuar me krahasuar me tremujorin e parë 2016.
Rritje më modeste u shënuan në sektorin e tregtisë, ku shitjet neto në volum u rritën 2.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe numri i të punësuarve u rrit 0.7%. Por fondi i pagave u ul 2.6%. Në terrenin negativ kaloi aktiviteti informacion dhe komunikim, ku shitjet ishin 1.1% krahasuar me tremujorin e parë 2016. Numri i të punësuarve u rrit 13.3%, por indeksi i fondit të pagave u ul 7.6%.


Më të lexuarat