Secondary Adv

Magazinat tek Siri Kodra, nis projekti per ta kthyer ne qender banimi

Ish magazinat në zonën industriale të Tiranës në rrugën Siri Kodra që edhe sot funksionojnë si stoku i shumicës për industrinë e ndërtimit do të shndërrohen në një bllok të ri banimi me pallate shumëkatëshe. 

 

Kjo zonë është vetëm pak metra bulevardit të ri dhe afër unazës aktualisht është e pazhvilluar me objekte që i kanë shërbyer për magazina qysh para viteve 1990. Kompania e ndërtimit Kontakt do të ndërtojë bllokun e parë të pallateve në zonë, një projekt nga “FORM architects”, e cila ka propozuar krijimin e një hapësire publike e cila do krijojë një qendër të re. Objekti ka një formë të tillë që e ndan zonën në dy hapësira te gjelbra të cilat lidhen nga pasazhet e këmbësoreve. Hapësirat publike kanë dy atmosfera të ndryshme, një shesh më urban me gjelbërim skulptural për pjesën komerciale i cili pozicionohet ngjitur me rrugën kryesore dhe një hapësire e gjelbër më dru frutor ne pjesën e pasme te objektit.

 

Tirana së fundmi po zgjerohet fort nga pjesa e veriore e saj. Në vijë të drejtë me ndërtimet e reja në zonën Siri Kodra, një bllok i madh pallatesh “ Fiori di Bosko” po ndërtohet në zonën e Don Boskos nga kompania EDIl-Al.  Ndërsa më tej në fushën e aviacionit ka nisur të ndërtohet kompleksi “Turdiu” me investitor kompaninë Kastrati. Në planet e hershme të zhvillimit të Tiranës, planifikohej që kryeqyteti të zgjerohej në anën veriore, nga Alliasi në drejtim të Laprakës, për shkak të lehtësive më të mëdha të furnizimit me ujë të qytetit të madh.


Më të lexuarat