Ndertimi i TAP: Saldohen 50 per qind e tubave, eshte nderhyre ne 348 km ne Shqiperi e Greqi
Lajmi është bërë i ditur në një postim në rrjetin social “Facebook, nga “TAP në Shqipëri” ku theksohet se saldimi i tubave në Shqipëri dhe Greqi ka arritur në 348 km nga 765 km që janë në projekt:
“Afërsisht 50% e tubave në Shqipëri dhe Greqi, 348 km nga 765 km, janë salduar tashmë. Ndërtimi i #TAP vijon sipas parashikimeve”, thuhet në postim. Ndërkohë pak ditë më parë u njoftua se përfunduan punimet për Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP në më shumë se 420 parcela toke në Fier, ku pasi toka u thye në gjendjen e mëparshme i është kthyer pronarëve.
Drejtori i TAP për Shqipërinë, Shkëlqim Bozgo gjatë ceremonisë ku parcelat e para i janë dorëzuar pronarëve u shpreh: “Ashtu si është thënë në fillim të punimeve, korridori i tokës bujqësore i marrë përkohësisht në përdorim për ndërtimin e projektit është kthyer tashmë në gjendjen e mëparshme për një pjesë të mirë të parcelave në zonën e Fierit, aty ku punimet kanë përfunduar. Nga ana e gazsjellësit TAP janë ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare në mënyrë që cilësia prodhuese e tokës të ruhet sa më mirë. Jemi të kënaqur të konstatojmë që në zonën e Fierit toka e dorëzuar ka filluar që tani të mbillet nga pronarët dhe përdoruesit.”, u shpreh Bozgo.