Secondary Adv

Analiza e FMN: Investimet publike te kopsitura ne leter, po shume te dobeta ne realitet

Në një vlerësim të investimeve publike për cilësinë e praktikave të menaxhimit, që është kryer nga FMN gjatë vitit 2016, konkluzionet kryesore në lidhje me eficiencën e investimeve janë përmbledhur në gjashtë gjetje kryesore.

 

Së pari, investimet publike të Shqipërisë të akumuluara rezultojnë të kenë qenë mbi mesataren e vendeve europiane në zhvillim, megjithëse kanë qenë shumë të paqëndrueshme dhe kanë kontribuar në borxhin e vendit.

Së dyti, me gjithë investimet e mëdha publike, Shqipëria ende mbetet prapa në mbulimin dhe efikasitetin e infrastrukturës.

Së treti, pjesa më e madhe e institucioneve publike të investimeve në Shqipëri janë të mesme dhe disa me fuqi të konsiderueshme “në letër”, por shumë më të dobëta “në praktikë”.

Së katërti, institucionet e planifikimit për investime kanë boshllëqe të konsiderueshme në dizajn dhe nuk kanë dhënë rezultate të kënaqshme fiskale.

Së pesti, sistemet për shpërndarjen e fondeve për investime kapitale vlerësohen të mira ose të mesatare, me disa mangësi në zbatim.

Së gjashti, institucionet qeveritare për zbatimin e investimeve vlerësohen të moderuara mesatarisht, por përmbajnë dobësi në përputhje dhe në zbatimin praktik.

 

Konkluzionet e këtij raporti mësohet të jenë diskutuar e raportit janë diskutuar me palët përkatëse dhe veprimet me afatet kohore për zbatimin e tyre tani janë pjesë e Planit të Veprimit të Ministrisë së Financave. Fondi ka kërkuar përforcimin e i mbikëqyrjes së ndërmarrjeve shtetërore që janë me humbje, mbartin rreziqe të mëdha fiskale dhe kërkojnë mbështetje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të buxhetit. Në pjesën e rekomandimeve kërkohet klasifikimi të qartë i Projekteve për të shmangur shpërndarjen e panevojshme të fondeve në shumë projekte. Ministria e Financave duhet të përforcojë funksionimin e mbikëqyrjes dhe të ketë gatishmëri fiskale në lidhje me vlerësimet e projekteve. Gjithashtu prioritizimi dhe përzgjedhja e projekteve të mëdha investuese bëhet në mënyrë sistematike.


Më të lexuarat