Secondary Adv

Detyrimet, Shteti krijon borxhe te reja, 16.5 mln euro ndaj privatit

Deri në fund të prillit të këtij viti, janë krijuar sërish detyrime financiare të institucioneve qendrore shtetërore ndaj subjekteve private, pavarësisht nga shpallja e politikës së eliminimit të tyre katër vjet më parë.


Qeveria ndoshta ka arritur të shlyejë detyrimet e krijuara gjatë periudhës së Ekzekutivit Berisha, por gjithsesi aktualisht llogariten në 16.5 milionë euro detyrimet e prapambetura ndaj individëve dhe bizneseve, në forma të ndryshme. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 414.9 milionë lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe aparati i MTI.


Debitori më i madhë është Autoriteti Rrugor, me detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 361.7 milionë lekë, ndërsa Ujësjellës-Kanalizime ka detyrime të krijuara rishtaz në vlerën 53.2 milionë lekë. Përsa i përket periudhës 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës arrin në vlerën 557.3 milionë lekë ose 4.2 milionë euro. Ministria e Arsimit dhe Sportit për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 35.7 milionë lekë. Lidhur me periudhën 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar është 39.5 milionë lekë.


Ministria e Drejtësisë për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 38.2 milionë lekë. Përsa i përket periudhës 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar është 239.4 milionë lekë. Ministria e Shëndetësisë për 4-mujorin e parë të vitit 2017 deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 1.2 milionë lekë, detyrim i lindur nga vendim gjyqi i formës së prerë. Në total, detyrime të akumuluara nga 1 janar 2016 deri në 30 prill 2017 janë 14.1 milionë lekë. Ministria e Punëve të Brendshme për 4-mujorin deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 427.7 milionë lekë, nga të cilat 274.2 milionë lekë janë vendime gjyqësore te.


Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera vartëse. Në total, detyrimet e akumuluara nga 1 janari 2016 deri më 30 prill 2017 llogariten në 669.1 milionë lekë.  Ministria e Financave për 4-mujorin e parë të të vitit deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 103.7 milionë lekë. Detyrime këto, të ardhura si pasojë e vendimeve gjyqësore. Ministria e Zhvillimit Urban për 4 mujorin deklaron lindjen e detyrimeve në vlerën 303.8 milionë lekë, të cilat janë vendime gjyqësore. Në total, detyrimet e akumuluara nga 1 janari 2016 deri më 30 prill 2017 janë 326.0 milionë lekë.


Ministria e Mjedisit raporton një vlerë prej 15.6 milionë lekësh të lindura si detyrime nga vendimet gjyqësore të formës së prerë për 4-mujorin e parë të vitit 2017. Përsa i përket periudhës 1 janar 2016 – 30 prill 2017, detyrimi i akumuluar është 57.3 milionë lekë, të gjitha për vendime gjyqësore për largim nga puna.
Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje më detyrimet e krijuarn rishtazi për rimbursimin e TVSH-së, raporton se ka krijuar detyrime të reja në vlerën 19.9 milionë lekë për 4-mujorin dhe ka 29.9 milionë lekë detyrime të akumuluara nga janari 2016.


Më të lexuarat