Invalidet, jetimet dhe studentet, kategorite qe perfitojne transport falas
Zbardhet udhëzimi për transportit publik të udhëtarëve, sipas të cilit së shpejti do të aplikohen pagesa elektronike. Udhëzimi i fundit i Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton llojet e kartave e biletave elektronike, si edhe biletat në format letër me çmim të printuar.
Biletimi i ri do të jetë funksional si në transportin urban, ashtu edhe në atë rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar. Blerja e një bilete në formatin elektronik do të bëhet e mundur falë kartave Smart/financiare bankare, e cila është një kartë plastike që përdor një sërë teknologjish për t’u lidhur me lexuesin përkatës ose e cila mund të funksionojë pa kontakt me këto pajisje certifikuese e kontrolluese. Këto karta do të ndahen në dy kategori: të personalizuara me të dhënat e mbajtësit dhe jo të personalizuara (pa fotografi, emër apo të dhënë tjetër personale).
Disa kategori qytetarësh do të përfitojnë shërbim falas brenda qytetit. Për përdorimin e këtyre kartave të personalizuara, e drejta duhet rinovuar çdo gjashtë muaj. Për të ofruar një alternativë tjetër ndaj kartave smart, udhëzimi parashikon edhe përdorimin e biletave elektronike prej letre me shirit magnetik, të cilat do të jenë me 1 deri në 10 përdorime, sipas tarifës së udhëtimit. Sistemi i ri i biletave të transportit publik do të ofrojnë edhe mundësinë të rinovohen apo rimbushen, ndërsa dizajni dhe modelimi për kartat smart dhe biletat elektronike prej letre do të bëhet nga Ministria e Transporteve ose nga njësitë vendore. Sa i takon përdorimit të biletave elektronike apo biletave në formë letre me çmim të parashtypur, Ministria e Transportit do t’ia lërë në dorë qeverisjes vendore nëse duan t’i aplikojnë brenda jurisduksionit të tyre.
Biletat Njësitë e qeverisjes vendore përcaktojnë vetë nëse në shërbimin e transportit publik brenda juridiksionit të tyre, do të përdoret formati i biletave me çmim të parashtypur, ose në formatin e biletimit elektronik në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi.