Xhamia e madhe ne Tirane do te financohet nga Qeveria turke
Qeveria turke ka vendosur të jetë ajo financuesja e ndërtimit ë Xhamisë së Tiranës, e cila do të jetë dhe ndër më të mëdhatë në gjithë Ballkanin. Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke sipas të cilave, xhamia e re që do të ndërtohet në Tiranë do të ketë një kapacitet prej rreth 4500 besimtarësh mysilmanë që do të mund të luten në të.
Drejtoria për Çështje Fetare në Turqi ka njoftuar planet e saj për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan, xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Këtë fakt e kanë bërë publike vetë mediat turke, sipas të cilave vendimi është marrë nga Drejtoria turke për Çështjet Fetare. Sipas kësaj drejtorie, ky hap është marrë për vetë faktin se në kryeqytetin shqiptar ndodhen një numër i vogël xhamishë.
Sipas projektit të prezantuar dhe të njohur për mediat dhe më parë, xhamia e re e Tiranës do të ketë 4 minare dhe do të jetë në gjendje të mbajë brenda saj 4500 besimtarë njëkohësisht.
“Vetëm 60 njerëz mund të falen në të njëjtën kohë në xhaminë e Ethem Beut edhe pse 70% e popullsisë së Tiranës është myslimane” ka thënë Ismail Palakoglu, kreu i fondacionit “Diyanet”. Më tej ai është shprehur se po planifikojnë të ndërtojnë xhaminë në hapësirë prej një hektarësh.
“Njerëzit falen në sheshin e Tiranës gjatë festave pasi xhamia e Ethem Beut nuk është e madhe sa duhet. Kjo është e vështirë gjatë kohëve me shi. Por në xhaminë e re, e cila do të ketë katër minare, 4500 besimtarë do të jenë në gjendje të falen”, -shton më tej Palakoglu. Ndërkohë, planifikohet se për ndërtimin e xhamisë nevojiten rreth 2-3 vite.