Secondary Adv

Pogradeci me rruge moderne, transformohet unaza

Unaza e qytetit të Pogradecit do të jetë një rrugë moderne me standarde të larta. Shumë nga punimet kanë përfunduar, pritet vetëm asfaltimi i saj.


Unaza e qytetit të Pogradecit po transformohet ditë pas dite. Edhe pse rikonstruksioni i këtij segmenti me gjatesi 3.5km ka filluar në muajin qershor, punimet kanë vijuar me ritme të larta, duke avancuar deri në hedhjen e shtresës së asfaltit në hyrje të qytetit. Problematikë ndër vite dhe në gjendje krejtësisht  të amortizuar, unaza e Pogradecit, do të kthehet në një rrugë moderne, me gjerësi asfalti 6.5 metër,trotuare me gjerësi 2 metër, pasuar nga sistemi i ndriçimit dhe gjelbërimi i aksit në të gjithë gjatësinë e tij. Veprat e artit dhe kanalizimet kanë përfunduar dhe rruga është gati për t’u shtruar me asfalt.


Investimi prej 8 milion euro i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, parashikon jo vetëm ndërtimin e një infrastrukture sipas standardeve bashkëkohore, por edhe rikualifikim të plotë urban të zonës, ku do të kaloje gjurma e rrugës, me gjatësi totale prej 8 kilometrash. Projekti që po zbatohet nga kompania A.N.K. sh.p.k, përveç unazës, përfshin edhe rehabilitimin e segmentit nga Zervaska deri në Qafë Pllloçë, ku do të bashkohet me rrugën Qukës - Qafë Plloçë. Ky aks do të kaloje në një gjurmë te re, mbi fshatin Zervaske, duke shkurtuar distancën dhe eleminuar kthesat e rrezikshme të Qafë Plloçës. Rruga do të jetë me 3 korsi dhe do të ndërtohen 2 nënkalime për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të zonës.


Teknologjia moderne që po përdoret për zbatimin e këtij projekti dhe puna me ritme të pandërprera, garanton përfundimin e punimeve në harkun kohor të një viti, edhe pse afati i kontratës është 18 muaj.Dhjetra banorë të Pogradecit janë punësuar në sektorë të ndryshëm të kantierit, ndërsa rehabilitimi i rrugës, pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë për turizmin dhe bizneset që pozicionohen përgjatë segmentit.


Më të lexuarat