Secondary Adv

Veliaj jep lajmin: Rikthehet nje prej institucioneve legjende te Tiranes

Një prej institucioneve simbol të arsimit në kryeqytet, shkolla “Kosova”, shumë shpejt pritet që të rikthehet si vatër e dijes për të mirëpritur të vegjlit.

 

Pavarësisht temperaturave të larta, Bashkia ka nisur puna me intensitet për hapjen e themeleve të kësaj shkolle, e cila pritet të jetë tre herë më e madhe se sa ish-godina e saj që u dogj shumë vite më parë. Lajmin e bukur për të gjithë të vegjlit e ka dhënë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili ka postuar në profilin e tij në twitter edhe foto nga punimet që po kryhen teksa po hidhen themelet e shkollës së re.

 

“Më në fund... Vapa vapë, por po hidhen themelet e shkollës së re Kosova! Pas shumë vitesh rikthehet një prej institucioneve legjendë të Tiranës”, thotë Veliaj. Shkolla 9-të vjeçare Kosova do të jetë me 4 kate në total, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, ku do të jetë biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Ndërtimi i shkollës pritet që të jetë dhurata më e mirë për të gjithë ata mësues dhe nxënës që gjithë këto vite u është dashur të mësojnë në shkolla të ndryshme të Tiranës.


Më të lexuarat