Kalaja e Lezhes, gati projekti per rikonstruksionin
Në Kalanë e Lezhës pritet ndërhyrja për restaurimin e murëve,rivitalizimin e saj dhe krijimin e kushteve të nevojshme për vizitorët. Projekti ka kaluar tashmë në Këshillin Kombetar të Restaurimëve dhe pritet vetëm nisja e punimëve.
Ndërhyrjen e ka prezantuar Drejtori Rajonal i Kulturës Kombetare në Shkodër Besi Bekteshi, i cili shtoi se projekte të tilla nuk janë implementuar asnjëherë në Kalanë e Lezhës.
"Pretendojm të bëhët një projekt i madh siç e thashë prej 32 mijë euro i cili të plotësojë kushtet e një Kalaje e cila ka shumë kohë që nuk është pasur parasysh." shprehet Bekteshi. Ndërsa e ka quajtur të dështuar projektin e aplikuar 2 vite më parë për ndriçimin e Kalasë se Lezhës, kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombetare në Shkodër Besi Bekteshi ka deklaruar se gjatë vitit të ardhshëm do të ndërhyhet për rikthimin e ndriçimit në këtë kala, por me një formë më efikase.
"Ishte një projekt i cili kurrë nuk u aprovua për ndriçimin e kalasë, jo vetëm Kalanë e Lezhës po disa kalave. Ishte një projekt gabim në mënyrë skandaloze, u preken muret e lashtë, jo vetëm në Kalanë e Lezhës po edhe në Kalanë e Shkodrës. Megjithatë u ndriçua, tashmë një nga gafat më të mëdha ishte konsumi i jashtëzakonshëm, ku sa gjysma e Lezhës harxhontë vetëm Kalaja." tha Bekteshi Nepërmjet këtyre ndërhyrjeve synohet që të rritet akoma më shumë interesi i vizitorëve dhe turistëve për Kalanë e Lezhës, kjo si një tjetër akses për turizmin në këtë rajon.