Secondary Adv

Tregtia me jashte u rrit me 9.7 per qind gjate korrikut, ndikim fasonet

Gjatë muajit korrik tregtia e Shqipërisë me vendet e huaja ka kapur vlerën e 25 miliardë lekëve, duke u rritur kjo me 9.7 % krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë por është ngadalësuar si 7 mujor.

 

Përsëri kontributin kryesor në rritjen e eksporteve e mbajnë fasonët ndërsa vijon që nëngrupi minerale lëndë djegëse të japë impakt negativ. Ekonomia shqiptare ka marrë më shumë të ardhura nga rritja e eksporteve gjatë muajit korrik të këtij viti, por si 7 mujor ecuria mbetet e ngadaltë. Sipas raportit të INSTAT, eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë duke u rritur me 9.7 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërkohë edhe importet e mallrave në korrik 2017 arritën vlerën 55 mld lekë, duke u rritur me 9.2 % në krahasim me një vit më pare, duke bërë që defiçiti tregtar i këtij muaji të thellohet. Fasonët vijojnë që të jenë nëngrupi që jep kontributin kryesor të rritjes së eksporteve shqiptare, e ndjekur nga “materiale ndërtimi dhe metale” si dhe “ushqime, pije e duhan”. Vijon që efektin negativ me tregtinë me jashtë ta japë nëngrupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” si pasojë e konjukturave ndërkombëtare tregtare, por edhe si pasojë e thatësirës që ka ndikuar në ndalimin e eksportit të energjisë. Përsa i përket gjeografisë së eksporteve vlen të përmendet rënia e konsiderueshme që ka pësuar me Kinën.Tregtia me Kinën ka rënë me 46.6 %.


Më të lexuarat