
Kodi rrugor, gati patentat me pike
-Ndryshimet në Kodin Rrugor, si do të funksionojë patenta me pikëzim? Çdo shofer e nis me 20 pikë, do t’i zbriten për çdo shkelje.
Hyrja në fuqi e ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor i hap rrugë zbatimit të menjëhershëm të patentës me pikë. Sistemi i patentës me pikë është një sistem që lidh disa institucione së bashku. Të tilla janë Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor nën varësi të Ministrisë së Transporteve dhe Drejtoria e Policisë Rrugore në varësinë e Ministrisë së Brendshme.
Çdo kundërvajtje që vërehet në terren nga efektivët e Policisë Rrugore do të reflektohet, përveç masës ndëshkuese, edhe me heqje pikësh në sistemin qendror. Por çfarë do të thotë kjo praktikë e patentës me pikë për të gjithë ata që sot kanë një leje drejtimi apo për ata që do të marrin një të tillë në vijim?
Patenta
Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, çdo individ që ka një leje drejtimi sipas Regjistrit Kombëtar që ka DPSHTRR, do të figurojë në sistem me 20 pikë, pra me pikët minimale. Pra pavarësisht kundërvajtjeve në të kaluarën apo dëmeve, të gjithë drejtuesit do të hyjnë si të barabartë në ditën e parë të projektit.
Ajo që duhet të kenë parasysh drejtuesit e mjeteve është që të kujdesen që të mos humbasin pikët nga leja e drejtimit, pasi çdo gabim do të rezultojë me zbritjen e tyre. Por si do të zbriten këto të fundit? Për këtë Kodi Rrugor ka të përcaktuara 59 lloje shkeljesh, ku secila ka edhe pikët përkatëse që i zbriten një drejtuesi automjeti në rast se nuk zbaton rregullat e qarkullimit.
Shkelja më e rëndë është ajo kur mjeti nuk zbaton ndalimin në rast të një aksidenti që ka rezultuar me dëm në njerëz. Në këtë rast, automatikisht, sipas Kodit Rrugor, parashikohet zbritja me 15 pikë nga patenta. Të tjera raste kur pikët ulen mjaft, kryesisht në kufirin 10, janë ato të mosbindjes ndaj uniformave të policisë për të ndaluar, kundërshtimi për të kryer testet e alkoolit apo e të qenit nën efektin e drogave dhe substancave të tjera. Po kështu, për mjetet që kryejnë transport mallrash masat më të rënda janë në ato raste kur qarkullimi bëhet pa autorizim.
Te penalizuarit
Me zbatimin e sistemit të ri të patentës me pikë synohet që të bëhet disiplinimi i drejtuesve për të zbatuar rregullat e qarkullimit. Më të penalizuar dhe për rrjedhojë që duhet të tregojnë kujdes janë drejtuesit e rinj, pra ata që sapo kanë marrë patentën. Kjo pasi ndëshkimet që parashikohen në Kodin Rrugor janë më të ashpra për drejtuesit që kanë më pak se tre vjet që zotërojnë lejen e drejtimit të automjetit.
Si fitohen pikët e humbura gjatë një viti
Një tjetër dilemë e zbatimit të projektit është ajo se si do të veprohet në momentin që një drejtues humbet gjithë pikët e patentës. Në fakt, është parashikuar që për këtë kategori që pikët u kanë zeruar të bëhet ripërsëritje e gjithë procedurave për marrjen e lejes së drejtimit nga e para. Pra sipas Kodit Rrugor, një drejtues që ka humbur garen për marrjen e lejes së drejtimit nga e para. Pra sipas Kodit Rrugor, një drejtues që ka humbur gjithë pikët nis kurse shtesë dhe më pas testin për të rifituar lejen e drejtimit.
Më të lexuarat








