Aksioni i INUK ne Durres, vijon operacioni kunder ndertimeve pa leje
Fadromat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanw zbarkuar në Durrës me një mision disa ditor, i cili konsiston në past pastrimin e qytetit bregdetar nga ndërtim e te paligjshme. Aksioni nisi paraditen e djeshme tek Ura e Dajlanit me shembjen e disa tendave dhe lokaleve pa leje.
Paralel me shembjen e objekteve në të dy skajet e aksit rrugor Ura e Dalanit -Plepa, në ditën e tretë te aksionit, Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar e ka zhvendosur aksionin edhe në brezin e rërës.Përgjatë plazhit sipas inpektorëve të INUK-ut janë vlerësuar mbi 120 objekte të paligjshme, ndaj dhe fadromat janë përqendruar në këtë zonë. Bëhet fjalë për tenda dhe çati lokalesh, mure rrethuese apo ndërtime të tjera që janë ngritur vit pas viti për qëllime të ndryshme tregtie dhe biznesi.Në vijën bregdetare në një gjatësi prej 3 kilometrash fadromat e INUK-ut të mbështetur edhe nga forcat speciale të policisë kanë shembur vetëm disa objekte të lehta pa leje, ndërkohë që pronarët e subjekteve të mëdha si bare e lokale të njoftuar ditë më parë, kanë nisur vullnetarisht prishjen e tyre.
Deri më tani në zonën e plazhit të Durrësit janë shembur rreth 150 ndërtime pa leje, nga 500 të evidentuara në terren nga inpektorët e INUK. Paralelisht me shembjet e ndërtimeve pa lejë përgjatë gjithë rrugës së Plazhit ku është krijuar një sasi e madhe materialesh inerte, kamionë të shumtë po merren me largimin e tyre.