Secondary Adv

Konfindustria: Buxheti 2018 te shoqerohet me politika lehtesuese fiskale

Ndërsa qeveria vijon me konsultimin publik të buxhetit të vitit të ardhshëm, Konfindustria i kërkon ekzekutivit që ndërtimi i një buxheti të suksesshëm i vitit 2018, duhet domosdoshmërisht të shoqërohet me politika të përgjithshme lehtësuese fiskale dhe njëkohësisht trasparente për qytetarët dhe biznesin.



Përmes një deklarate për mediat, Konfindustria shpreh shqetësimin e saj, që në draft buxhetin e paraqitur 2018 jo vetëm nuk parashikohen masa lehtësuese fiskale, por njëkohësisht synohet të kalohet në rritje të barres fiskale nëpërmjet zgjerimit të hallkave të zbatimit të TVSH/tatimit mbi vlerën e shtuar dhe ndryshimit të perllogaritjes së taksës së pronës.

 

Konfindustria mbështet uljen e tatimit mbi pagat e larta nga 23% në 18% dhe nxit vendimarrjen politike të shtrijë të njëjtën arsyetim edhe në kategoritë e tjera. Gjithashtu, mbështet nismën e ekzekutivit për përjashtimin nga taksat për investimet në turizëm nga “brandet” e njohura ndërkombëtare. Konfindustria vlerëson, se në kushtet e një politike fiskale të jolehtësuese dhe për më shumë me kahje shtrënguese në disa zëra, suksesi i buxhetit të vitit 2018 është seriozisht i rrezikuar. Pasojat e krizës ndërkombëtare, mungesa e qartësisë së burimeve të ardhshme të financimit të ekonomisë, konkurenca e dobët e prodhimeve & shërbimeve vendore dhe fuqia e dobët thithëse e investimeve të huaja, janë vetëm disa nga shkaqet që qartësisht mund të çojnë në rrezikimin e rritjes se parashikuar ekonomike prej 5% PPB dhe si rrjedhim edhe dështimin e buxhetit 2018.

 

Sipas Konfindustrisë, përfundimi i projekteve si TAP, Devolli, etj, që sot përbëjnë mbi 60% të vlerës së investimeve të huaja në vend, pamundësia e rritjes se borxhit dhe rënia objektive e të hyrave të tjera joformale janë arsye të forta, që kërkojnë rishikim rrënjësor dhe sa më të shpejtë edhe të politikave fiskale me kahje të domosdoshme drejt lehtësimit. 


Më të lexuarat